Xheneta në krah të Gjestit: Kur mbledh presion dhe padrejtësi për një kohë të gjatë…
March 14, 2026Këngëtari i njohur, Gjesti është arrestuar dhe gjykata ka vendosur 1 muaj paraburgim. Ai akuzohet për kanosje me armë, pas incidentit në zyrat e kompanise Onima. Kjo eshte studioja që ka të drejtat muzikore të Gjestit dhe nuk pranon të prishë kontratën.
Lidhur me këtë situatë të tij ka reaguar ish-finalistja e “BBVK”-së, Xheneta Fetahu.
Ajo është shprehur se kur presioni rritet dhe kufizimet shtohet, sipas saj, situata shpërthejnë.
“Disa sjellje janë të gabuara, por kur një person mbledh presion dhe padrejtësi për kohë të gjatë, reagimi nuk është gjithmonë ai që pritet”, ka shkruar Xheneta.

revista.one/


