Ish-banorja Big Brother, Egli Tako nxjerr këngën “Jetë”
May 24, 2025Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, Egli Tako është gati për një kapitull të ri në karrierën artistike.
Këngëtarja ka paralajmëruar projektin e saj të parë muzikor që pas daljes nga shtëpia më e famshme në vend.

Lajmin ajo e ndau me ndjekësit përmes një postimi në Instagram, ku publikoi një promo të shkurtër, por që mjaftoi për të ngjallur kuriozitet dhe interes të madh nga fansat.
Edhe pse nuk ka zbuluar shumë detaje, videoja sugjeron një rikthim me emocione dhe një stil që mban vulën e saj.

Me këtë projekt, Egli duket se është e vendosur të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore.
revista.one/