Ish-banorja e Big Brother Kosova pretendon se e kanë vjedhur në Vlorë
July 1, 2025Një incident i pakëndshëm i ka prishur atmosferën e pushimeve verore ish-banores së Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi.
Gjatë vizitës së saj në qytetin bregdetar të Vlorës, Ana është përballur me një vjedhje, ku – sipas pretendimeve të saj – i janë marrë dy prej çantave të saj më të dashura, si dhe çanta e kozmetikës që përmbante të gjitha produktet e saj të make-up-it.
Përmes një postimi në Instagram, Ana ka ndarë këtë përjetim me ndjekësit e saj, duke shkruar: “Vajza! Këtë pushim m’i kanë vjedhur 2 çantat e mia të preferuara edhe çantën time të kozmetikës me krejt kozmetikën që e kam pasur”.

Në të njëjtën kohë, ajo ka kërkuar ndihmën e ndjekëseve për të gjetur faqe në Kosovë që shesin produkte të kozmetikës origjinale, për të zëvendësuar ato që ka humbur.
Ana dhe partneri i saj, Kevin, po shijonin disa ditë të relaksuara në bregdetin shqiptar, mirëpo ky incident ua paska trazuar disi pushimet!

revista.one/