Ish i dashuri i Anës habit me deklaratën: Kemi lënë një lidhje të hapur! Si reagoi Kevin nga shtëpia e Big Brother
December 8, 2024Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi, mbetet një nga personazhet më të diskutuara në mediat rozë, veçanërisht për jetën e saj personale që ka qenë shpesh në fokusin e publikut.
Ditët e fundit, në media ka qarkulluar lajmi për një lidhje të mundshme mes saj dhe një këngëtari të njohur të estradës shqiptare. Por, gjatë mbrëmjes së djeshme në spektaklin Prime, një tjetër element u shtua në këtë histori.
Përmes një video-mesazhi, Ozi – një artist dhe ish-partner i Anës – ka sqaruar marrëdhënien e tij me të para se ajo të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në vend.
Pas këtyre ngjarjeve dhe zhurmës mediatike që u krijua, Ana ka marrë një vendim që ka befasuar ndjekësit e saj. Ajo ka mbyllur llogarinë në Instagram, duke mos ofruar asnjë shpjegim mbi këtë hap.
Djaloshi i quajtur Ozi ka sqaruar raportin që ka pasur me banoren teksa ka shtuar se kur Ana u bë pjesë e formatit lidhja e tyre ishte ende e hapur.
“Unë dhe Ana ishim në fillimet e një lidhjeje, por pas sjelljeve të saj të pahijshme gjatë lojës, vendosa të tërhiqem pa bërë zhurmë. Megjithatë, pas daljes së saj, ajo filloi të përmendë emrin tim dhe të bëjë deklarata që nuk mund të lija pa përgjigje,” u shpreh ai.
Ndër të tjera ai u shpreh se “Unë nuk kam tentuar asnjëherë të ngre ose të ul imazhin e Anës”.
“Çdo foto apo video që qarkullon është publikuar prej saj, jo prej meje. Unë nuk kam tentuar asnjëherë të ngre ose të ul imazhin e Anës.”
Lidhur me këtë deklaratë të tij reagoi dhe Kevini, i cili u shpreh se përtej gjithçkaje ai i beson Anës.
“Për këto çka ka ndodh me Anën. Unë e shoh te Ana atë që kam parë këtu, jo atë që ka ndodhur më herët. Unë i besoj Anës, ende, por s’mund të them a është apo nuk është ashtu”, tha ai.
Kujtojmë që familjarët e Anës treguan se nuk ishin dakord me këtë zgjedhje të saj dhe i dërguan një letër që ajo ta linte shtëpinë.
Ana e refuzoi kërkesën e familjarëve dhe më pas pati një telefonatë me motrën e saj e cila e këshilloi të luante vetëm dhe të distancohej nga Kevini.
Në një nga prime-t ishte nëna e Kevinit ajo e cila i bëri një surprizë djalit të saj duke u futur në shtëpi për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo për të vazhduar rrugëtimin e nisur.
Përtej këtyre nëna e Kevinit nuk nguroi të thonte edhe disa fjalë rreth situatës së këtij të fundit me Anën teksa ka shprehur shqetësimin që familjarët e saj kanë ndërhyrë mes dyshes.
“Dashuria është mbi gjithçka, por ndërhyrjet familjare nuk më kanë pëlqyer,” tha ajo.
Ana i’i përgjigj nënës së Kevinit duke i thënë se problemi i familjarëve nuk ishte djali i saj por atyre nuk u kishte pelqyer hyrja e Anës në BBV që në fillim me pretendimin se ishte e re dhe mund të gabonte.
“Kishin rezerva për hyrjen time që nga fillimi, nuk e kanë pasur për Kevinin,” tha Ana
Ndër të tjera nëna e banorit shtoi se ju uron atyre të kalojnë mirë dhe nëse s’ju ecën dashuria le të mbeten shokë.
“Shijojeni se kjo është një experience dhe një kujtim jete, nese nuk ju ecën në dashuri mbetuni shokë. Kështu e ka jeta” tha ajo.
revista.one/