Ish-këngëtari, nga “Ushtar i rrugës” bëhet kryetari PDK-së, në vend të Hashim Thaçit

Ish-këngëtari, nga “Ushtar i rrugës” bëhet kryetari PDK-së, në vend të Hashim Thaçit

July 3, 2021 0

Memli Krasniqi është zgjedhur sot kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në votim morën pjesë 476 delegatë, ku 7 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së. Krasniqi fill pas fitores falënderoi për mundësinë dhe i ndërgjegjshëm për barrën e përgjegjësisë që do ta merr si i pari i partisë.

“Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate… Se si duhet të operojë sot PDK, mbi këtë situatë politike, duhet të flasim hapur për disa gjëra, e të mendojmë nga e ardhmja. Ne sot jemi opozitë. Ndoshta s’kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë”, u shpreh Krasniqi.

PDK po përballej me mungesën e dy ish udhëheqësve të saj dhe të UÇK-së, Kadri Veselit e Hashim Thaçit, të cilët shënuan një dekadë fitoresh për PDK-në, që nga viti 2007. Ata gjenden në burgun e Hagës, të akuzuar për krime lufte.

Por, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, PDK doli e dyta me 17 %. Kujtojmë se Memli Krasniqi ka qenë më herët këngëtar, ndërsa një nga këngët më të njohura të tij është ‘Ushtari i rrugës’, ku ka qenë pjesë e grupit “Ritmi i rrugës’.

revista.one/