Ish-konkurrentja e “Për’puthen”: “Jam e dashuruar, por dua të bëhem nënë pa baba”
July 27, 2021Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Ora Verore”, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ina Kollçaku, ka pranon se kjo verë e ka gjetur të dashuruar. Por, ajo i ka habitur të gjithë me deklaratën se do që të bëhet nënë pa baba, duke nënvizuar se ndihet gati biologjikisht.
Ronaldo Sharka: Vitin e kaluar ke folur për faktin e të qenurit nënë, pa baba. Vazhdon ende ti qendrosh këtij mendimi?
Ina Kollçaku: Po, vazhdoj ta mendoj.
Ronaldo Sharka: Kur?
Ina Kollçaku: Biologjikisht jam duke e ndjerë gjithmonë dhe më shumë. Ta premtoj ekskluzive.
Ronaldo Sharka: Je apo jo e dashuruar?
Ina Kollçaku: Unë jam gjithmonë e dashuruar.
Ronaldo Sharka: Por me një person konkret?
Ina Kollçaku: Po, Ina Kollçaku është e dashuruar. Tani jetoj në jug. Do vazhdojë vera, besoj që të jem e dashuruar në Livadh.
Më parë, ajo ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrjerje të shpejtë kirurgjikale pasi në gjoksin e djathtë iu konstatua një masë tumoriale. Për fat të mirë, gjendja e saj është e mjaft e mirë.
Gjatë bisedës përmes “Skype” me TCH, ajo u ka bërë thirrje të gjitha vajzave, grave që të shkojnë të bëjnë kontrolle pasi është shumë e rëndësishme që ta kapësh në kohë