Ish-konkurrentja e Për’Puthen tregon thashetheme nga Amerika për Parashqevi Simakun
September 29, 2025Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e Për’Puthen, ka habitur me deklaratat e saj. Fillimisht është pyetur për “princin e kaltër” gjatë emisionit “Live From Tirana”, më pas do të lëshonte “bombat” për Parashqevi Simakun.
”Unë njohjet i kam shumë siklet. Kam kohë pa dalë me dikë… mund të kem mbi 6 vite pa dalë me dikë. Kam shumë siklet. Pa e takuar fare…”, u shpreh ajo.
Edhe pse habiti me deklaratën e saj, ajo tregon se për të nuk është problem qëndrimi kaq i gjatë, duke treguar se nuk është e etur për dashuri.
“6 vite për mua nuk janë asgjë. Për mua, mund të rrijë kushdo shumë mirë, edhe pa puthje, pa përqafime, deri sa të gjejë një person që i lëviz diçka në shpirt, në zemër, në mendje. Njeriu mund të rrijë edhe shumë më tepër, madje gjithë jetën e vet. Ne nuk jemi kafshë. Logjika ime është shumë e prerë. Nuk jam shumë e etur për të takuar dikë. Po erdhi, mirë, po nuk erdhi… Unë dua pak punë në fillim. Dua një mendje të shëndoshë nga dikush”, deklaroi ajo.
Më tej, ish-konkurrentja e Për’Puthen, ka sjellë nga SHBA thashethemet që ka dëgjuar për këngëtaren e njohur Parashqevi Simaku dhe i ka deklaruar pa i dridhur qerpiku.
“Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato persona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti.
Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja”, deklaroi ajo.
revista.one/