“Isha në avantazh para 3-4 javësh, Egla ka rikuperuar goxha, s’jam mërzitur…”

“Isha në avantazh para 3-4 javësh, Egla ka rikuperuar goxha, s’jam mërzitur…”

May 26, 2024 0

Julian Deda pas shpalljes së fitueses së Big Brother Vip 3, Egla Ceno, në një intervistë për Top Albania Radio deklaroi se nuk ishte i mërzitur.

Juli u shpreh se e kishte parashikuar renditjen për 3 banorët që do dilnin, ndërsa për në podin e fundit mendonte se përballja do të ishte shumë e vështirë, mes tij dhe Eglës.

“E kisha parashikuar, e kam thënë edhe aty brenda edhe radhitjen, do dali Meritoni, Heidi, Romeo. Pastaj te podi ishte shumë e vështirë. Ju e dini që një avantazh që kam pasur para 3-4 javësh ku futa veten time me Eglen sepse e dija që ishte e fortë.

Avantazhin e fitova, por problemi ishte që unë e fitova me avantazh shume të vogël. Egla ka rikuperuar goxha dhe normalisht e meritonte. Nuk jam mërzitur, nuk kam asnjë pishman, jam shumë i lumtur”, tha Juli për Top Albania Radio.

revista.one/