“Ishalla e fiton një femër Big Brother”/ Efi- Kristit: Jam fituese
April 25, 2023Teksa 6 maji po afron, bisedat për finalen e Big Brother janë edhe më intensive në shtëpi. E shpallur finalistja e dytë e Big Brother VIP, Efi e shikon veten fituese.
Ndonëse ajo ka qenë mbështetësja numër një e Luizit dhe ka lobuar që ky i fundit të shpallet fitues, Efi mesa duket ka ndryshuar mendje.
Duke biseduar me Qetsorin ajo u shpreh se Luizin thjesht e ka mbështetur dhe ka shprehur dëshirën që ato të dy të shkonin në finale, por jo që ai të fitojë çmimin e madh nëse është përballë saj.
Efi madje bëri edhe një krahasim me dy finalistët e vitit të kaluar. Sipas saj, ato ishin dy karaktere të ndryshëm, njëri më popullor dhe tjetri më i qetë.
Kjo e fundit u shpreh se do dëshironte që këtë vit ta fitonte një femër dhe pse jo, ta rrëmbente ajo çmimin e madh.
“Më vjen çudi që je kaq e qetë”/ Efi-Kristit: Jam fituese!
Në shtëpi kanë nisur përplasjet e para, sa i përket dy finalistëve të parë Luizit dhe Efit. Kjo e fundit që natën që u shpall fituese ka qenë e heshtur në shtëpi, ndryshe nga ditët e para kur rihyri në shtëpi dhe kërkonte vetëm debat.
Kristi i tha Efit se po çuditet nga qetësia e saj këto ditë. Sipas tij, për aq kohë sa edhe Luizi edhe Efi “bërtasin” me zë se janë fitues, kjo tregon se ata kanë frikë të përballen e të debatojnë me njëri-tjetrin.
Sipas Efit ajo nuk ka aspak frikë nga Luzi dhe se nuk e konsideron fare atë, as si fitues dhe as si banor. Sipas saj, ajo e sheh veten fituese më 6 maj.
Efi e mbështeti këtë koment, me idenë që ajo nuk është e paaftë dhe se është vajzë me argumenta që di t’i bëjë ballë debateve apo diskutimeve në shtëpi.