“Ishe jashtë intonacionit”, Vserlo nuk përmbahet dhe i kthehet Andi Vrapit
December 6, 2024Vserlo nuk u dorëzua në 3 edicione rresht të Këngës Magjike dhe sonte shkeli për herë të parë në Pallatin e Koncerteve me këngën “Amin”.
Pas performancës së tij, ai u vlerësua me 3 jeshile dhe 2 të kuqe nga juria. Mirëpo, ai nuk i kurseu ironitë me njërin nga pjesëtarët e jurisë, Andi Vrapin pasi ky i fundit i tha që ishte jashtë intonacionit.
Andi Vrapi: Jeshilja ime shkoi për faktin se zgjodhi të guxojë. Pavarësisht se ti ishte jashtë intonacionit dhe ti e di shumë mirë. Ti shkon në shtëpi sot me 3 jeshile.
Vserlo: E ardhur kjo nga ti për intonacionin, e falenderoj.
Andi Vrapi: Ne kemi veshë.
Ardit Gjebrea: Ti je bashkëmoshatar me Andin dhe të gjithë ecin përpara dhe është normale që të thuash “e ardhur nga ty”, Andi ka bredhur të gjithë botën duke ndjekur këngëtarët më të mëdhenj pasi është i dashuruar pas muzikës, ajo që kam vlerësuar tek Andi është veshi kritik, shija e hollë dhe guximi për të thënë të vërtetën siç e mendon ai. Ai e meriton dhe mund të vlerësojë jo vetëm për intonacionin, por për gjithçka tjetër sepse për “Këngën Magjike” që e kam bërë 24 vjet, nuk do të gaboja me jurinë. /tvklan