“Ishe pak shpejt…” policia ndalon Luiz Ejllin kur shkonte për në koncert
August 14, 2025Fituesi i BBV2 dhe këngëtari Luiz Ejlli, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falenderuar një grup me efektivë të policisë rrugore në Velipojë.
Krahas fotos me tre policët Luizi shkruan: Ishe pak shpejtë më thanë. Mezi po prisja të vija te ju. Respekt për këta djem që garantojnë sigurinë dhe qetësinë e pushuesve në Velipojë duke qëndruar në mes të asfaltit me këto temperatura.
Mesa kuptohet nga fotoja, djemtë e Policisë i kanë kërkuar një foto personazhit të famshëm dhe ky i fundit nuk ka nguruar të pozojë.

revista.one/