Ja kush është banorja e parë që hyn në BB VIP4

Ja kush është banorja e parë që hyn në BB VIP4

December 21, 2024 0

Mbrëmjen e sotme ka nisur spektakli BB VIP4. Opinionistë të këtij spektakli do të jenë Neda Balluku dhe Arbër Hajdari. Ndërkohë banorja e parë që hyri në shtëpinë e BB VIP4 është Egli Tako, 27 vjeçe.

“Sfida më e madhe do të jetë kur të përballen me mosrespekt, ose kur ndoshta të më intimidojmë, pasi jam një natyrë e ndjeshme”, tha ajo, në një mesazh para se të hyjë në BBVIP4.

Egli rrëfeu se ka shumë emocione, ndërsa shtoi se donte që publiku t’a njihte ashtu sikundër nuk e kishte njohur.

“Dua të krijoj disa kujtime që t’i mbaj mend për gjithë jetën”, tha ajo.

“Kam bërë mirë që i kam besuar zemrës sime, edhe sot si për ironi të bukur të fatit jemi në Big Brother Vip 4. Jam shumë e lumtur që jam këtu, faleminderit për besimin”, u shpreh Neda Balluku.

“Media më e madhe e shqiptarëve bën programin më të madh të shqiptarëve me produksionin më profesionist që unë kam njohur në gjithë trojet shqiptare dhe padyshim nuk kisha si të mos isha pjesë”, u shpreh Arbër Hajdari.

G-Bani është banori i dytë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai realizoi performancën me këngën virale me Anxhela Peristerin.

Pas kësaj moderatori Ledion Liço e prezantoi, jo si këngëtar, por banorin më të ri.

Ols Abazi është banori tjetër që bëhet pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP 4. Ai u prit nga Egli Tako teksa qëndronte në oborr. Më pas u prezantua klipi i prezantimit të producentit.

Valbona Mhilli, gazetarja tashmë është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo u takua menjëherë me banorët, por nuk harroi të rikthente në vëmendje gabimin e bërë në karrierë.

revista.one/