Ja kush ishte objektivi i atentatit me mina me telekomandë në Tiranë
December 9, 2021Zbulohen emrat e dy vëllezërve që kanë qenë shënjestër të atentatit me mina me telekomandë që ishte planifikuar të kryhej në Tiranë.
Ata janë vëllezërit Preng dhe Ndoc Paluca. Shkak për këtë atentat ishin pazaret e prishura të drogës jashtë Shqipërisë.
Më 7 gusht 2021, Preng Paluca mbeti i plagosur pas një atentati të bërë pranë derës së shtëpisë në rrugën “Kosova”, Kamzë. Prenga ishte në makinë me bashkëshorten Antoneta Prenga kur u qëlluan. Atëherë u tha se çifti mund të ishte qëlluar me silenciator pasi nuk është dëgjuar zhurma e të shtënave. Preng Paluca, 50 vjeç mori plumb në brinjë ndërsa gruaja në këmbë. Në momentin kur ndodhi atentati në makinë ka qenë dhe vajza e tyre.
Dy personat në kërkim Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka janë baxhanakë me njëri tjetrin, dhëndurë në familjen e Nikoll Markut.
Dy baxhanakët kishin futur minat me telekomandë dhe 89 mijë e 900 euro në shtëpinë e vjehrrit dhe vjehrrës së tyre.
Armët dhe eurot u gjetën në shtëpi nga policia.
Ndërsa dy personat u identifikuan nga policia nga kamerat e shtëpisë dhe restorantit të vjehrrit dhe vjehrrës së tyre.
Si rezultat i kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
2 mina me telekomandë, me lëndë eksplozive C-4, të përgatitura gati për shpërthim, të cilat sipas të dhënave rezulton se janë prodhuar në një vend fqinj me Shqipërinë.
88.900 euro të përfituara nga aktiviteti kriminal në fushën e lëndëva narkotike dhe krimeve ndaj personit;
2 armë automatike me shënjestër optike, 2 kallashnikovë, 1 armë automatike model “Scorpions”, me silenciator me dy krehra, 1 armë zjarri pistoletë model “Glock”, me një krehër me 11 fishekë, fishekë luftarak, kapsolla detonatore, fitil zjarrrpërcejllës, 1 armë gjahu, 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, 2 skafandra motori dhe 1 automjet. revista.one/
Preng Paluca me bashklshorten