“Jam i detyruar të bëj këngë të tilla”, Luizi tregon pse nuk shkon në festivale

“Jam i detyruar të bëj këngë të tilla”, Luizi tregon pse nuk shkon në festivale

October 4, 2024 0

Këngëtari Luzi Ejlli, ka sjell disa këngë për publikun që pas daljes së tij nga “Big Brother Vip Albania”, por ende nuk ka marr pjesë në asnjë kompeticion muzikor. Ndjekësit e kanë pyetur se përse nuk po merr pjesë në festivale, ndërsa Luizi i është përgjigjur përmes një postimi në rrjetet sociale.

Luizi shkruan se ai dhe bashkëpunëtorët e tij në shumicën e rasteve janë të detyruar të publikojnë projekte që pëlqehen nga masa.

“Luiz, të lutem merr pjesë ne festivale… Kur 90% e njerëzve të klikojnë dhe ti bëjnë share këngëve të këtij lloji, të mbajnë frymën kur e dëgjojnë, kur në clube të jenë kryefjala e mbrëmjes, kur të arrijnë miliona klikime, kur ta kalojnë nr e klikimeve të këngëve si psh Të ka lali shpirt, apo Sarile etj, atëhere unë dhe bashkëpunëtorët e mi do ju japim PAFUND këngë të tilla!

Por siç dua dhe siç e kam për detyrë të kujdesem për Lunën, edhe bashkëpunëtorët e mi kanë “Lunat” e tyre… Prandaj jemi të “detyruar” pikërisht nga zgjedhjet dhe preferencat e shumicës së konsiderueshme që t’i japim atë që dëshirojnë dhe që në darkë na paguan dhe na ushqen”, shkruan Luizi.

revista.one/