“Jam mami”, vajza e “Love Island Albania” eliminohet pasi tregoi sekretin e saj

“Jam mami”, vajza e “Love Island Albania” eliminohet pasi tregoi sekretin e saj

October 9, 2023 0

Xhoana Kurti, konkurrentja e “Love Island Albania” ka habitur mbrëmë duke treguar se është nënë e një djali.

Ajo ka krijuar një marrëdhënie me Arlindin brenda vilës dhe kjo ishte hera e parë që i rrëfente atij dhe të gjithëve që është një mami. Gjatë rrëfimit ajo tregoi se i ati i djalit kishte humbur jetën kur ajo ishte 9 muajshe shtatzënë.

“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin. Bebi do të rritet me mua, me prindërit e mi dhe me vjehrrën time,”-tha ajo.

Xhoana Kurti u eliminuara e mbrëmjen e djeshme në “Love Island Albania”. Ajo dhe Aisha ishin dy emrat e vajzave më pak të votuara nga publiku të cilat dolën kokë më kokë para djemve të vilës.

Duke parë diçka të vërtetë midis Aishës dhe Aldos, djemtë votuan me shumicë vote pro daljes së Xhoanës.

revista.one/