“Jam në kontakt me Eglin”, Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga BBV4
March 13, 2025Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Livia Brunga, ka reaguar për herë të parë pas daljes nga reality show, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e madhe dhe duke dhënë disa përgjigje për pyetjet më të shpeshta që ka marrë.
Në një InstaStory, Livia ka konfirmuar se ajo vazhdon të jetë në kontakt me Eglin, por ka preferuar të mos japë detaje të mëtejshme deri sa ajo të vendosë të flasë vetë.

Ajo ka theksuar se marrëdhënia e tyre është e sinqertë dhe çdo gjë që kanë ndarë brenda shtëpisë ka qenë reale.
“Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndarë aty brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka filluar, dhe ia dua aq shumë atë buzëqeshjen”.
Për sa i përket jetës së saj private, Livia ka preferuar të ruajë një distancë, duke theksuar se është e lumtur dhe kjo është e gjitha që ka rëndësi për të.
“Nga jeta private/sentimentale nuk kam qejf të ndaj gjë. Por jam e lumtur, besoj mjafton”, tha ajo.
Një nga pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte nëse Livia do të rikthehej në BBVA nëse do t’i jepej mundësia. Ajo u përgjigj me entuziazëm, duke shprehur dëshirën për të provuar sërish veten.
“Po, më kanë ngjitur një epitet që nuk qëndronte aspak, dhe kush e ka ndjekur me të vërtetë Big-un ka pasur mundësinë të njohë intuitën time, mënyrën si i përballoja të gjithë dhe po, edhe zgjuarsinë time. Nuk kam luajtur, kam qenë e vërtetë dhe nuk kam shitur dinjitetin si disa. Kjo vlen më shumë se çdo gjë, po dhe publiku e ka vlerësuar, e di mirë!” – u shpreh ajo.
Livia përmendi dy emra të rëndësishëm nga shtëpia e BBVA, duke treguar se mungesa e tyre i ka lënë boshllëk. “Më ka marrë malli për Rozanën dhe Laertin,” – tha ajo, duke lënë të kuptohet se raporti i saj me ta ka qenë i sinqertë dhe i fortë.
revista.one/