Jasir Asani zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Jasir Asani zbulon vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

December 28, 2023 0

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani. Ndër të tjera, “snajperi” i përfaqësues shqiptare ka zbuluar më shumë detaje nga karriera, jeta personale dhe suksesi i tij i fundit, në kualifikueset e “Euro2024”. Si rrallë më parë, Asani u pyet nëse i shkruajnë shumë vajza në rrjetet sociale apo se cili ka qenë komenti më i bukur ose më i veçantë që i kanë bërë, teksa zbuloi: 

“(Për komentin) Disa tifozë që e kanë bërë nga Maqedonia “Je i bukur si një gol i Jasir Asanit”.

Ndêrsa, i pyetur si është zemra e Jasir Asanit për momentin përveç se me emocionin e madh për kombëtaren, ai tha se është “e mbyllur”. Por, nëse ështê e mbyllur se nuk pranon apo e mbyllur sepse ka dikê aty tashmë, ai tha: “Ka një dhe është tiranase”. 

asiri shtoi gjithashtu se nuk është pjesë e showbiz-it dhe që edhe mamaja e tij e këshillon që të kujdeset shumë për partneren, edhe pse ai i ka thënë që të rri e qetë sepse ka bërë zgjedhjen e duhur.

Ndêrkohê duke u rikthyer edhe njëherë tek sporti, Jasir Asani ka shtuar se aspiron të bëhet edhe kapiten i kombëtares dhe i vlerëson shumë të gjithë lojtarët për regjimin dhe rregullin që kanë. Ndërsa për trajnerin u shpreh:

“Jam 28 vjeç dhe nuk kam takuar njeri më të mirë se ai. Shumë i thjeshtë, çdo gjë e bën perfekte dhe tek kombëtarja nuk është vetëm si trajner por edhe si lojtar. Në stërvitje bashkohet me ne, bën shaka. Të jep kurajo shumë. Të respekton maksimalisht. Unë e kam thënë që falë tij jam në kombëtare.”

Po me presidentin Duka si janë raportet? Në lidhje me këtë Asani tregoi: 

“Presidenti është gjeneral, një njeri që ka bërë shumë për futbollin shqiptar. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira edhe më para kur nuk isha pjesë e kombëtares. Kemi folur shpesh dhe është një njeri që po na rri afër për çdo gjë që ka nevojë kombëtarja. Bëri një kompleks, më i miri në Ballkan mund të them.”

Pak kohë më parë, Jasiri vetë ka vendosur që të zbulojë pak detaje nga partnerja, duke publikuar foto ku duket trupi i saj, këmbët, apo edhe një arush, që me gjasa është një dhuratë e tij.

revista.one/