“Je burrë apo jo?”/ Egla i ankohet Meritonit për Ilnisën: Më gjuajti në fytyrë
March 8, 2024Egla e acaruar pas akuzave të Ilnisës ka debatuar me Meritonin.
Ajo i kërkoi banorit të Big Brother VIP që të merret me partneren e tij.
Meritoni ka tentuar të ndërhyjë por nuk ka arritur të përfundojë pasi Egla është ngritur dhe larguar nga living.
Egla: Siç ti më do mua dhe më respekton mua, aq sa ajo tjetra thotë po të lëpihem. Pse nuk merresh pak me këtë, ta sqarosh? A je burrë apo jo? Merru pak, sqaroje
Meritoni: O Egla… O Egla
Egla: Ik më bën mua çun me vlera. Meqë po më respekton mua, respekto edhe pak veten. Po thua të njëjtat gjëra gjithmonë. Vlerat tregohen. Ti i di përmendësh vlerat, por tregoi.
Më herët, një përplasje e fortë ka ndodhur mes Ilnisës dhe Eglës në shtëpinë e BBV3.
Ilnisa nuk e priti mirë që Egla i përmendi vajzën dhe iu kthye me ofendime, ku e quan atë “krijesë e mjerë”.
Ilnisa:Mos e zër emrin e vajzës në gojë o krijesë e mjerë.
Egla: Çfarë ke, para dy ditësh më ke thirrur me emrin e vajzës.
Ilnisa: O krijesë e mjerë, o njeri i rënduar.
Egla: Çfarë ke, kush ta shau vajzën?
Ilnisa: Të ishin gratë si ty…
Egla: Të ishin gratë si ty do ishte një dramë e madhe.
Ilnisa: Ti je më keq se fjalët që më thua. Merre pasqyrën dhe shihe veten.
Në një përplasje tjetër mes të dyjave, ka pasur dhe një konfrontim fizik.
Egla: Mos më prek.
Ilnisa: Po ç’të të prek unë ty, shiko si je ti? Unë di që nuk preket banori duke bërë rënkime të tilla. Ajo më gjuajti me bluzë në fytyrë.
revista.one/