“Je dhe i lidhur, i shkove asaj në suitë”, Meritoni e akuzon, Graciano i kthehet ashpër
April 25, 2024Një debat i ashpër me akuza ndodhi dje pasdite mes Gracianos dhe Meritonit.
Ky i fundit, akuzoi Gracianon për qëndrimin e tij në suitë mbrëmjen e kaluar me Heidin. “Je edhe i lidhur”, i tha artisti, ndërsa balerini e konsideroi të turpshëm këtë koment.
Meritoni: Graciano, edhe 8 ditë i ke ti.
Graciano: Ik o Meriton se na e shpife, kush dreqin je ti të na vendosësh ditët
Meritoni: Shijoje edhe 8 ditë shpirti im
Graciano: Ik lëpihu, ik bëhu tabel, ik ore, ato gishtat futi në vesh, fërko sytë, ec ore. Mashkull më pa dinjitet se ty, çfarë dreq burri je ti
Meritoni: Po ti po flet prë burrni?! Kur je i lidhur i dashuruar dhe shkon i flet tjetrës. I shkon në dytë
Graciano: Po a ke pak surrat? Më vjen keq që të kam përballë. Ti të martën do çohesh si je, do shohësh çfarë kam thënë unë atje dhe do më thuash më fal
Meritoni: Kjo është e turpshme
Graciano: Ta bësh këtë situatë në këtë mënyrë kaq të pistë, duhet të kesh turp për këtë çfarë thua. O shoku, këtu ecet me këmbë.
Më herët, Graciano kishte kritikuar Romeon se e la Heidin vetëm në suitë. Heidi dhe Romeo u surprizuan dje nga ‘Vëllai i Madh’ me një suitë të bukur vetëm për ata të dy.
Por Gracianon e shqetësoi fakti që Romeo zgjodhi të kalonte kohë jashtë me banorët e tjerë dhe mos shoqëronte Heidin, e cila po rrinte e vetme në suitë.
Në një diskutim me Romeon sot, Graciano i thotë se Romeo nuk ka dashuri për Heidin dhe nuk i intereson më shumë se loja.
Graciano: Ti me veprimet, nga poetiku dhe ai që qan, të vjen një mundësi e artë me suitën, që mund të jeni të dy bashkë vetëm, ti zgjedh të vish këtu. Ti kishë hall se mos të ikte situata me Julin.
Romeo: Kur erdha këtu nuk bëra debat me njeri, aty nuk kisha dhomë ku të dilja dhe doja të pija një gotë verë të pija një cigare
Graciano: Cigarja ishte më e rëndësishme?
Romeo: Pse ju bën përshtypje? Pse shqetësoheni
Graciano: Shoh një Romeo që na e ka këput shpirtin, dhe tani shoh një Romeo që e ka siguruar Heidin, arriti atë që donte dhe tashi hec, se aty je ti. Ajo që bërë ti dje ishte shumë e shëmtuar.
revista.one/