“Je kryevepra jonë”, Alba merr letër emocionuese nga prindërit, më pas kërkon të largohet nga Ferma VIP

“Je kryevepra jonë”, Alba merr letër emocionuese nga prindërit, më pas kërkon të largohet nga Ferma VIP

May 13, 2025 0

Alba Pollozhanit, iu bë një surprizë nga prindërit. Fermerja ka marrë një letër nga prindërit e saj, e cila solli emocione të forta si për të, ashtu edhe për publikun.

Ata i shprehën vajzës së tyre mbështetjen dhe krenarinë për mënyrën se si po e përballon eksperiencën në fermë.

Prindërit e Albës shmangën komentet për ngjarjet e ndodhura brenda fermës, përfshirë marrëdhënien e saj me Lim Hotin. Ky mesazh i tyre erdhi pas një momenti të vështirë për Albën, kur në spektaklin e kaluar ata nuk pranuan ta takonin në fermë.

Letra e plotë:

“E dashur vajza jonë, Alba,

Dita kur ti linde solli në jetë një bukuri, ashtu siç je ti. Na fale gëzimin më të madh në jetë, të jemi prindër për herë të parë. Që nga ai moment, jetët tona ndryshuan dhe nuk ndalën për asnjë çast, për të arritur këtu ku jemi.

Me qëndrimin tënd në Ferma VIP, fokusi ynë je ti dhe vetëm ti. Të kemi parë të fortë, ashtu siç je edhe në jetë.

Për ngjarjet në fermë, ne zgjodhëm heshtjen. Ne, si prindër, zgjodhëm heshtjen. Heshtja ka një mision në jetë, dhe ai është të falësh mirësi. Këtë duam edhe nga ty, të shijosh të mundurën, edhe kur duket e pamundur.

Siç shkruan edhe Dostojevski: Më jep një dhimbje që të të fal një kryevepër, dhe kryevepra jonë je ti.

Shijoje qëndrimin tënd në Ferma VIP. Të duam pafund, deri në frymën e fundit.

Mami dhe babi”.

“Dua të largohem nga Ferma VIP”, ka qenë kjo deklarata e Alba Pollozhanit që tronditi fermerët brenda.

Kjo dëshirë e saj vjen pas klipit të shfaqur mes Limit dhe Nennës të cilët u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Nuk kam pse të rri këtu, kur nuk ndihem mirë vetëm me atë që kisha”, tha ajo, referuar Limit.

Duke lënë të nënkuptojë kështu se edhe vetë ajo e ka ndjerë se mes saj dhe fermerëve të tjerë nuk ka pasur kurrë empati.

“Kam disa parime që nuk mund ti shmang në jetë, nuk ka lidhje vetëm me Limin, por ka të bëjë me energjinë brenda shtëpisë, energjia me njëri-tjetrin shpesh herë mund të na lidh, por ata bllokojnë çdo lloj energjie reale për shkak të protagonizmit. Nuk jam e lumtur me të gjitha intrigat dhe skemat vetëm për shkak të protagonizmit”, u shpreh Alba.

Moderatorja Luana Vjollca sqaroi se në bazë të kontratës, Alba duhet të qëndroj edhe 24 orë në Fermë, e më pas të deklaroi vendimin përfundimtar nëse do të largohet apo jo.

Alba këto ditë kishte zënë Limin me fermeren e re të shtrirë në shtrat duke u përqafuar me njëri-tjetrin.

revista.one/