“Je manipuluese”/ Luizi debaton me Dean për Nitën: Po e “penalizoni”
April 27, 2023Luizit dhe Dea debatuan sot në shtëpinë e Big Brother VIP për situatën e Nitës. Biseda agravoi më shumë, ku Luizi e quajti Dean manipuluese e ndërsa ajo e quajti të shëmtuar.
Ai u shpreh se ajo manipulon, duke mnbajtur anën e Kristit për të ‘goditur’ Nitën.
Dea Mishel tha se ai nuk i sheh dot njerëzit kur janë mirë,e kërkon gjithmonë që ata të ndihen keq ose t’i shoh duke qarë.
Ajo shtoi se qëllimi i tij është që Nita të mërzitet e të kërkojë të dalë.
Luizi i ka thënë Deas dhe Kristit se ata po manipulojnë Nitën. Ai ju drejtua Nitës duke i thënë se Dea do që Kristi të jetë në finale, e se Kristi do të jetë ai finalisti i katërt.
Sipas Luizit Dea u afrua me Nitën shumë shpejt pas debatit që kishin, duke e nxjerrë atë keq nq sy të publikut, pasi kështu mund të mendohet se Nita krijoi një debat fiktiv.
Dea Mishel e mohoi këtë duke thënë se edhe ajo ka pasur situata të tilla ku ka debatuar me dikë e më pas e ka kaluar.
Luizi i tha Deas se ajo ndërhyri për të mbrojtur Kristin, ndaj dhe ai hyri në atë bisedë pasi kuptoi që ata ‘penalizuan’ Nitën.
Nita debat me Luizin: Kur sheh dikë keq e godet edhe më shumë
Luizi i tha Nitës që pas debatit me Kristin dhe Qetsorin, ajo direkt nisi të qeshë, ndaj debatet me ta ishin fiktive, thjesht për të krijuar situata.
Nita tha se është reale ndryshe nga ai dhe në momentin që ndihet keq nuk i intereson se çfarë thotë ai apo Kristi.
Ajo tha se ndodh që njeriu ndihet keq dhe këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur.
Nita u shpreh se sa herë ai sheh dikë të ndihet keq, e godet edhe më shumë.
Nita-Qetsorit: Çfarë të bëj që ju të më kuptoni
Qetsori i tha Nitës se i gjithë debate që ajo pati me Kristin ishte fiktiv dhe e bëri për lojë, ndoshta një strategji kjo për të qenë sa më aktive këto ditë, që të shpallet finalistja e katërt.
Nita e cila prej orësh ishte indinjuar pasi Kristi nuk e ndihmoi në lojë, u ndje keq kur Qetsori ia tha një gjë të tillë.
Ajo tha se nëse vërtetë ai dhe të tjerët duan të dëgjojnë prej saj se debatin e bëri për lojë, atëherë e thotë.
Gjatë debatit që Qetsëori pati me Nitën, Efi tha se Qetsori po përfshihet për të shkuar në finale.
“Gjithmonë më ke injoruar”, Nita përplaset me Kristin: Është shumë vonë t’i përmendësh këto
Pas debatit të ashpër që pati me Kristin, Nita u sqarua me këtë të fundit në dhomën e ndenjjes kur të pranishëm ishin dhe Luizi edhe Dea, duke qenë se u përfshinë në debatin që ata të dy patën, pas lojës nga Frontera Medical Spa.
Nita i tha Kristit se në 115 ditë qëndrimi në shtëpi e ka injoruar atë gjithmonë. Kristi tha se kjo nuk është aspak e vërtetë, aq më tepër kur ata stërviten gjithmonë të dy.
Sipas Nitës, sjellja e Kristit nuk është normale, pasi ata bashkëjetojnë në një shtëpi, ndajnë të njëjtat ambiente bashkë.
Ajo tha se nuk po i kërkon Kristit një lidhje, por marrëdhënien më normale, atë të bashkëjetesës në të njëjtën shtëpi.
Luizi i tha Kristit se si do kishte reaguar ai nëse kjo gjë do i kishte ndodhur atij me Nitën. Ky i fundit madje shtoi se edhe sikur Kristi dhe Nita të qëndrojnë edhe 115 ditë të tjera së bashku, ata të dy nuk do afrohen kurrë.
“Jetojmë në një shtëpi”/ Nita-Kristit: Më ke bërë të ndihem keq
Pasi Kristi i tha Nitës se ai nuk e ka injoruar dhe se ata të dy bëjnë sport bashkë në oborr, kjo e fundit tha se ka qenë ajo që i është bashkuar Kristit, kur ai ka qenë duke u stërvitur.
Kristi tha se Nita po i ushtron atij një lloj “presioni” duke i këkruar llogari dhe u shpreh se bashkëjetesën ata po e bëjnë në Big Brother, jo në një apartament privat, ku çdo muaj paguajnë qira.
Duke nënkuptuar se kushtet nuk janë të njëjta në një ambient ku janë disa persona, me një ambient tjetër ku ata mund të jenë më vete.
Nita tha se Kristi ka shprehur mungesë respekti ndaj saj, ndërsa solli në vëmendje momentin kur ajo shprehu një shqetësim shëndetësor ditët e para të hyrjes së saj në shtëpi dhe Kristi nuk e pyeti se si ndihej.
Ajo shtoi se i vjen keq për mënyrën se si Kristi ka vepruar me të dhe për mënyrën se si ai është sjellë me të.