“Je vetëm 21 vjeçe dhe kaq e djallëzuar”, plas sherri mes Alesjas dhe Rrushes në Për’puthen
April 19, 2022Me sa duket Alesja dhe Rrushja nuk kanë arritur t’i sqarojnë mosmarrëveshjet midis tyre, duke rifilluar sërish takimet në studion e Për’puthen.
Këto debate u shoqëruan me ironi dhe akuza nga të dyja palët të cilat kanë versionet e tyre rreth marrëdhënies shoqërore, tashmë të krisur.
Rrushja: Unë shoqëri skam pasur se kam pasur motra dhe skam pasur nevojë për shoqëri edhe e pash shoqërinë nga ana jote
Alesja: E kuptoj që ske pasur shoqëri është mëse e dukshme. Unë e pashë nga ana jote, jo ti ndaj anës sime. Këtë e kemi diskutuar me mijëra herë
Rrushja: Je vetëm 21 vjeçe dhe je kaq e djallëzuar, nuk e kuptoj këtë gjë
Alesja: E di un si jam edhe ç’të duhet ty
Rrushja: Ne jemi të këqij vetëm ti je engjëlli
Shoqëria e tyre u kris në momentin që Astriti kërkoi të njihte më tepër Alesjan, në një kohë kur kishte më shumë takime me Rrushen.
Pas kësaj situate të dyja konkurrentet kanë pasur debate të vazhdueshme të cilat kanë agravuar në pjesën më të madhe të debateve.