“Jemi ende të martuar, nuk jemi divorcuar”, habit ish-bashkëshortja e Stresit
April 6, 2022“Flasim herë pas here”, tregon Kejsi, ish bashkëshortja e Stresit. Në intervistën ekskluzive për “Goca dhe Gra”, ajo tregoi marrëdhënien e ngushtë që ka me reperin.
Ajo u shpreh se gëzojnë respekt me njëri-tjetrin dhe arsyeja pse nuk janë divorcuar është se nuk kanë qenë në Shqipëri dhe nuk e kanë pasur urgjente.
Pyetje: Çfarë marrëdhënie keni me Stresin?
Keisi: Ne kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Flasim herë pas here por jo shumë. Ne jemi të martuar akoma, nuk kemi bërë ndarje aktuale. Në Shqipëri, llafet kur fliten nuk kam kohë t’i dëgjoj shumë se jam në punë dhe jam shumë larg. Në këtë rast, ngaqë preku një temë që e ndjej shumë , thashë të flisja publikisht.
Pyetje: Pse nuk keni bërë divorc?
Keisi: Duhet bërë por unë duhet të vij që të jem present se dhe ai ka qenë jashtë shtetit. Është diçka që nuk e kemi pasur me shumë urgjencë.
Më pas përmendi distancën, jetesën ndryshe dhe lidhjen në moshë të re si arsye të ndarjes ndërsa shtoi se Stresi e ka mbështetur gjithmonë. Ndonëse i ka ofruar që të ketë punën që ajo dëshiron në Shqipëri, Keisi ka refuzuar sepse nuk i pëlqen të jetë VIP pasi ka siklet nga kamerat. Sipas saj, fakti që ka qenë në lidhje me reperin nuk e bën që të jetë personazh VIP pasi nuk ka shfaqur asnjë talent.
Keisi: E kam njohur kur kam qenë 19 vjeçe. Mendoj se kam qenë shumë e vogël dhe nuk e kam ditur jetën publike, nuk e dija që ishte i famshëm, unë e dija si një njeri normal. Një shoqe më tha, a e di kush është? Kam qenë e re, kemi kaluar shumë sfida dhe kur bie dakord me gjërat që kanë ndodhur, ka respekt por nuk ecën gjërat. Në makinë e dëgjoj gjithmonë muzikën e tij.
Nuk jemi përshtatur për jetesën. Kur kam qenë e lidhur me Arkimedin, askush se dinte për lidhjen tonë. Edhe kur e morën vesh, më kanë ftuar në intervista por nuk kam pranuar. Unë nuk e kam konsideruar veten VIP asnjëherë. Më ka thënë dhe Arkimedi të bëj diçka që dua në Shqipëri, por kam shumë siklet kamerat.