“Jemi puthur…”/ Mateo tregon lidhjen me Brikenën: Nuk kemi shkëmbyer vetëm 4 mesazhe

“Jemi puthur…”/ Mateo tregon lidhjen me Brikenën: Nuk kemi shkëmbyer vetëm 4 mesazhe

January 8, 2026 0

Mateo duket se nuk e ka mbyllur ende kapitullin me Brikenën. Ai ka folur sërish hapur në lidhje me raportin e tij me banoren, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt dyshimeve të ngritura nga Kristi.

Gjatë bisedës së tyre, Mateo u shpreh se lidhja e tij me Brikenën nuk ka qenë aq sipërfaqësore sa është prenteduar. Ai ka mohuar se gjithçka ka mbetur vetëm në disa mesazhe.

Sipas banorit, komunikimi mes tij dhe Brikenës ka qenë i vazhdueshëm dhe në disa forma. Ai theksoi se mes tyre ka pasur më shumë se kaq, madje edhe takime fizike dhe afrimitet.

Nuk kemi shkëmbyer vetëm katër mesazhe. Unë kam treguar versionin tim nga fillimi deri në fund”, tha Mateo, i cili më pas nënvizoi se nuk dëshiron të flasë në emër të Brikenës apo ta vendosë atë në një pozitë të vështirë.

Banori theksoi se nuk synon të duket mashtrues dhe as ta nxjerrë atë keq para publikut.

Nuk flas dot unë për të. Nuk dua as të dal keq vetë, as ta nxjerr keq atë, por thjesht nuk më ka pëlqyer”, vijoi Mateo, i cili pa dhënë shumë detaje, pranoi se mes tyre ka pasur një marrëdhënie të vërtetë.

Ne flisnim me mesazhe, me telefon, me kamera, jemi takuar, jemi puthur, por nuk ka rëndësi ta them unë këtë, sidomos në Prime”, shtoi banori, i cili në fund theksoi se nuk bëhet fjalë për diçka për t’u fshehur, por as për t’u ekspozuar publikisht.

Vetë Brikena në shtëpi ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë lidhje, por Mateo ka këmbëngulur që mes tyre ka pasur më shumë se një njohje. Në prime-n e sotme Brikena tha se përveç disa mesazheve të shëmbyera dhe një takimi, nuk ka pasur asgjë më shumë mes tyre.

Ndërkohë Mateo tha se pëlqimi ka qenë nga të dyja palët, por për disa arsye, “ndërhyrje nga persona të tjerë” siç tha Mateo, njohja përfundoi.

Brikena: Thash paska ardhur ne qëllime të qarta. Unë e them prapë që s’kam pas asnjëherë lidhje. Unë personat me të cilët flas i numërojë me gishta. Para 3 viteve kam shkëmbyer disa mesazhe dhe jam takuar vetëm një herë. Kaq. E them gjënë siç ka qenë. Mateo është një lojtarë si gjithë të tjerët, edhe kaq. Nuk kam kurrgjë kundër atij. Për mua kaq është s’ka gjë më shumë. Flisnim në Instagram. Nuk dua me fol për gjëra jashtë.

Mateo: Unë e kam thënë që ka pas pëlqim nga të dyja palët, ka qenë njohje që ka vazhduar për një kohë. Nuk ke si ti zësh besë një personi me mesazhe. Momentin e dytë që donim të takoheshim kemi pas disa probleme që na shkëputën.

Brikena: I kemi mbyllur gjërat pas disa ditësh pasi u takuam.

Mateo: Ishte problem madhor, ndërhyrje e personave të tjerë. Nuk mund të trashnim një muhabet që nuk kishte nis akoma.

Brikena: Jemi me një botë demokratike, nuk na ndalon njeri. Se di pse e vazhdojmë këtë bisedë.

revista.one/