“Jepja jetën për ty, Alvisa! Çfarë më bëre?” Hyseni pranon dashurinë e tij në program

“Jepja jetën për ty, Alvisa! Çfarë më bëre?” Hyseni pranon dashurinë e tij në program

November 6, 2021 0

Hyseni ka publikuar çdo gjë në lidhje me Alvisën, për të cilën ka treguar se kanë qenë në lidhje gjatë kohës së programit. Ai ka ndërhyrë në Prime përmes lidhjes me Skype pasi ndodhet jashtë Shqipërisë.

Pasi rrëfeu të gjithë ngjarjen, Hyseni, me zë të dridhur ka treguar se tradhtia është gjëja më e poshtër që mund t’i ndodhë duke pretenduar se Alvisa e ka tradhtuar me Bashkimin.

Hyseni: Jepja jetën për ty, të kërkova të fejoheshim, shih çfarë më bëre. Është gjëja më e poshtër që mund t’i ndodhë dikujt në jetë, ta tradhtojë e dashura me tjetrin në mes të natës. Kam qenë shumë i dashuruar pas saj, kam qenë i qorruar ndaj i kam bërë të gjitha.

Arjani gjithashtu ka shpërthyer ndaj Alvisës pasi Hyseni ka zbuluar se kanë qenë të lidhur, kur ai ka hyrë në program. Hyseni tregoi se kanë qeshur në shtëpinë e tij kur shihte debatin me opinionistin.

Atë ditë, Alvisa dhe Arjani kanë pasur një debat të ashpër ndërsa në puntatën e sotme, Arjani e ma cilësuar si femër “të pacipë”. Ndër të tjera i thotë që e ka bërë të jetojë momentin më të keq në jetë kur të gjithë dolën nga studio nga fakti se i tha Alvisës “pipirickë.”

Arjani: Ata kanë qenë të lidhur dhe Alvisa me pafytyrësinë më të madhe më akuzonte për gënjeshtër. Kush kishte bërë plane moj e pacipë? Unë apo ti.

Alvisa: Vazhdo ofendo.

Arjani: Do vazhdoj se di të viktimizohesh. Më ke bërë të ndihem në jetën time në pozitën më të vështirë. Po ti nuk do t’ia dish. Dhe lot nuk ke. Dhe qarjen e ke të shtirur. Ti nuk qan se nuk ke lot, nuk ke ndjenja.

Arjani u përlot nga rrëfimi i Hysenit.

revista.one/