“Jeta dhe çfarëdo e bukur që sjell rruga”, Ronela Hajati me partner të ri
July 6, 2025Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka befasuar ndjekësit e saj me një postim të papritur në rrjetet sociale, duke nxitur menjëherë spekulime për një romancë të re në jetën e saj.
Pas fotove nga pushimet e Ronelës, ku këngëtarja u shfaq duke u përqafuar me një djalë misterioz, tashmë ka diçka më konkrete.
Sipas burimeve të sigurta për Anabel, fundjavën që lamë pas, Ronela është parë në një rrugicë të Bllokut në Tiranë duke ecur dorë për dore me të njëjtin djalë që shfaqet në postimin e saj në Instagram. Dhe jo vetëm kaq, poe ka një foto dhe një video e çiftit.
https://www.instagram.com/reel/DLuAY42CjYp/?igsh=MTNzdmJlaDRjZHI1cg==
Kujtojmë: Para pak ditësh, Ronela postoi një seri fotosh nga pushimet e saj, por njëra prej tyre mori vëmendjen maksimale, ajo ku shihej duke u përqafuar me një djalë, portreti i të cilit nuk ishte i dukshëm. Përshkrimi që shoqëronte postimin vetëm sa e ndezi më shumë kuriozitetin:
“Jeta dhe çfarëdo e bukur që ajo sjell rrugës.”
Fansat menjëherë filluan të spekulonin për një lidhje të re – dhe, nuk kanë gabuar.
Ronela nuk ka reaguar ende publikisht për këtë “zbardhje”, por ne mezi presim të mësojmë më shumë rreth këtij kapitulli të ri në jetën e saj personale.
Disa ditë më parë, në një foto që tashmë po bën xhiron e rrjetit, Ronela shfaqej në plazh, e buzëqeshur pranë një mashkulli misterioz. Edhe pse fytyra e tij nuk duket, pasi në imazh dallohet vetëm pjesa e pasme e kokës dhe flokët, gjuha e trupit dhe afërsia mes tyre kanë ngjallur dyshime se bëhet fjalë për partnerin e saj të ri.

Këngëtarja nuk e ka etiketuar personin në fjalë, as ka shoqëruar postimin me ndonjë mbishkrim sqarues, por kjo nuk i ka ndalur komentet nga ndjekësit e shumtë që kanë “zbuluar” menjëherë një lidhje të mundshme.
Ronela është treguar gjithmonë diskrete për jetën e saj private, duke mbajtur larg vëmendjes publike marrëdhëniet sentimentale. Megjithatë, kjo foto e fundit duket se ka hapur një kapitull të ri për të, ose së paku, një faqe të re në kureshtjen e ndjekësve.
revista.one/