Jeta ime përkrah Ramës, Linda tregon kush e ka “timonin” në familje
June 16, 2021Një një pjesë të publikuar nga “Euronews Albania” shihen disa momente nga intervista me Linda Ramën që do të jepet e plotë të premten. Bashkëshortja e kryeministrit shihet me lot në sy, teksa flet për Anetën, nënën e Edi Ramës, e cila është ndarë nga jeta disa muaj më parë.
“Për të respektuar vullnetin e njerëzve, ata kanë zgjedhur Edin që të jetë protagonist. E dija që kosa e egër nuk do më kursente as mua. Statusi i bashkëshortes lidhet gjithmonë me privilegje. Jam Linda që ka qenë gjithmonë, kam dhe unë të drejtë timoni. Edi është debatues i vështirë, nuk heq dorë as unë, më pas ai reflekton. Asnjëherë nuk kemi fituar një fitore të zgjedhjeve të Edit.
Në politikë është një privilegj për të bërë punë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që klasa politike në Shqipëri nuk arrin të dakordëset për axhendën kombëatre. Mamaja e Edit na kishte bindur që nuk do të largohej kurrë, ajo ishte shumë indiferente ndaj dhimbjes, ishte e pakrahasueshme në përkushimin e saj”- thotë Linda ndër të tjera.