‘Jetim dhe i birësuar’/ Zbulohet historia e jetës së Gjestit, banorit të ‘BBVA 4’

‘Jetim dhe i birësuar’/ Zbulohet historia e jetës së Gjestit, banorit të ‘BBVA 4’

January 9, 2025 0

Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, vazhdon të jetë një nga figurat më të dashura dhe të diskutuara në reality show-t shqiptare. Karizma dhe sinqeriteti i tij gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova (BBVK) i siguroi dashurinë e publikut, por largimi i papritur nga kjo shtëpi dhe hyrja surprizë në Big Brother VIP Albania 4 (BBVA4) kanë bërë që ai të jetë përsëri në qendër të vëmendjes.

Një detaj i pazbuluar më parë nga jeta e Gjestit, që ka dalë në pah së fundmi, ka emocionuar thellësisht fansat e tij. Ai është rritur jetim dhe ka qenë nën kujdesin e një çifti që e kanë adoptuar dhe mbështetur si fëmijën e tyre.

Kjo pjesë e re e jetës së tij ka thelluar lidhjen e tij me publikun, që tani e sheh Gjestin jo vetëm si një konkurrent të fortë, por edhe si një individ me një histori frymëzuese.

Hyrja e papritur e Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ende pa kaluar 24 orë nga dalja e tij nga Big Brother VIP Kosova, ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka ndezur debate në publik. Ky veprim ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të ndjekësve, por edhe të vetë produksioneve të dy reality show-ve.

Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale duke hedhur kunja ndaj edicionit shqiptar, duke nënkuptuar një tension mes dy produksioneve. Komenti i saj ka shtuar më shumë kuriozitet mbi marrëdhëniet mes këtyre dy reality-ve dhe strategjitë e tyre të prodhimit.

Ndërkohë, Big Brother Kosova paralajmëroi një rrëfim të rëndësishëm të Gjestit për “Linjën e Jetës” në kanalin e tyre zyrtar në YouTube. Megjithatë, pas një pritjeje të gjatë, transmetimi live u ndërpre dhe videoja nuk u shfaq fare.

Ky anulim i papritur ka ngjallur spekulime të shumta, duke ngritur pyetje nëse bëhej fjalë për një problem teknik apo një strategji për të tërhequr më shumë vëmendje dhe klikime nga ndjekësit.

revista.one/