“Jom single, kom mas shumti femna”, reagon Butrint Imeri pas lajmeve se është në një lidhje
August 29, 2021Gjatë ditës së sotme në media kanë qarkulluar lajmet për një lidhje të mundshme dashurie të këngëtarit, Butrint Imeri.
Jo rrallë këngëtari është bërë pjesë e thashethemeve rozë, duke u përfolur për lidhjet e tij të dashurisë që është munduar t’i fshehë nga syri i publikut. Tani, ai u përfol për një lidhje me Olta Beqirin.
duket se nuk është e vërtetë, pasi ishte vetë këngëtari që reagoj përmes një storie të publikuar në rrjetin social “Instagram”.
Ai publikoi një dizajn të pikturuar të tij, ku shihej një vajzë pranë tij dhe një tigër, ndërsa në që prapaskene dëgjohej një varg i këngëtarit, Ledri Vula.
“Jom single plus kom mas shumti femna”, që mohon lajmet për një lidhje të mundshme dashurie.
Ndërkohë, për një kohë shumë të gjatë ka qenë moderatorja simpatike, Kiara Tito e cila është përfolur për një marrëdhënie me këngëtarin. Ata nuk e kanë pranuar kurrë se kanë qenë bashkë, por fotot e kapura nga paparaci kanë treguar të kundërtën. Gjithashtu Kiara mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe ata i hodhën benzinë zjarrit me këtë lëvizje duke shtuar dyshimet për një lidhje.
Mirëpo që prej asaj kohe kanë kaluar 2 vite dhe ata nuk janë parë më bashkë, megjithatë Kiara vazhdon të pyetet ende për raportet me Butrintin.
revista.one/