“Jonidën e kam dashur shumë”, Romeo flet për marrëdhënien me ish të dashurën e tij

“Jonidën e kam dashur shumë”, Romeo flet për marrëdhënien me ish të dashurën e tij

February 17, 2024 0

Shumë pyetje pikante u bënë për Romeon, në lojën me pyetje sekrete në Big Brother VIP, në lidhje me të shkuarën e tij dhe lidhjet e tij romantike.

Një ndër to edhe edhe për këngëtaren Jonida Maliqi, për të cilën Romeo është akuzuar shpesh se është lidhur për famë.

A ke fituar famën që je lidhur me Jonida Maliqin?

Romeo: Ka shumë njerëz që janë të shqetësuar për të shkuarën time, që mua më duket dobësi dhe më duket sikur më kanë inat, më duket sikur janë bosh. Të gjykosh një lidhje të shkuar është arma më e dobët që njeriu mund të ketë. Unë atë gocën e kam dashur shumë, e kam respektuar dhe këto gjëra nuk i vendos në kanar. Nëse ju shqetëson kaq shumë kjo pyetje pse nuk ma thoni? Lëreni ato gocën të rrijë rehat, njerëz pa dinjitet.

A është lidhja një strategji e jotja dhe meqë Rikja s’ta vari shkove te Heidi?

Romeo: Nuk mendoj që lidhja është strategjia ime në lojë, lidhja është pengesë në lojë. Edhe unë edhe Heidi kemi ndarë të njëjtin mendim dhe Rikja nuk hy fare këtu.

Rikja: Kush e ka bërë pyetjen është turp.

revista.one/