Jori Delli e “Big Brother”, pushime luksoze me reperin italian

Jori Delli e “Big Brother”, pushime luksoze me reperin italian

April 5, 2023 0

Jori është ndër banoret më të përfolura jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Shkak për këtë është bërë pikërisht jeta private e konkurrentes, e cila ka një karrierë në Itali.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, ajo pak ka folur për lidhjet që ka pasur, duke preferuar që të përqendrohet te njohjet me banorët e rinj. Nga ana tjetër, ajo ka zgjedhur që të ndajë me publikun dhe banorët e tjerë, vetëm flirtet që ka pasur. Por, teksa brenda, pak dihet për të, jashtë të tjerë fakte kanë qarkulluar. E flasim pikërisht për këto foto, ku modelja seksi shfaqet me pushime në Maldives.

Por, ajo që nuk kishim vënë re, është se të njëjtat foto, në të njëjtën periudhë kohore, në po të njëjtin vend ka edhe reperi i famshëm italian, Fred De Palma. Si një nga artistët më të dashur të publikut, shpesh ai ka folur për jetën e tij private, por duke mos e përmendur kurrë një histori me Jorin. Nga ana tjetër, edhe bukuroshja ka preferuar që mos ta përmend këtë histori. Mjaftojnë të kujtojmë që Jori ka qenë e pranishme në një ndër klipet e Fred De Palma, për të kuptuar se ku është njohur kjo dyshe. Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, të dy kanë të njëjtën foto, por veç e veç.

Duket se ndjekësve i ka shpëtuar ky detaj, kur fotot janë publikuar, duke u përqendruar vetëm te poza “hot” e modeles. Pushimet në ishullin luksoz janë bërë në muajin janar, duke na shtyrë të gjithëve të besojmë, se lidhja e tyre paska qenë shumë e freskët, ndonëse Jori nuk ka folur kurrë për këtë histori. Dikur Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar. Ndërkohë që bisedonin për emra të njohur, si futbollist të ndryshëm, Jori ka thënë se një ndër futbollistët që i ka shkruar ka qenë Balotelli.

Ajo u shpreh se ai nuk i pëlqen, por e konsideron “të sjellshëm”. Por, ndonëse në Itali është shumë e famshme edhe për historinë e dashurisë me Simone Camolese, djalin e trajnerit, të Torinos, Giancarlo Camolese, në vendin tonë, Jori nuk njihet për ndonjë histori dashurie. Vetëm ditët e fundit, ajo është përfolur për mundësinë e të pasurit një histori me Luizin, kohë më parë. Por, duket se gjithçka ka qenë një lojë e dy konkurrentëve. Jori Delli mori vëmendje të madhe me futjen në “Big Brother”, kjo edhe pas ngacmimeve që bënte herë pas here kundrejt Luizit.

Beniada tregon se Jorin e ka takuar në Milano, ku të dyja janë pranuar të jenë pjesë e një emisioni sportiv dhe nga aty ka vazhduar miqësia e tyre. “Ne jemi njohur në Milano me shoqëri të përbashkët, kemi pasur një ‘kasting’ për një program sportiv dhe në këtë ‘kasting’ na morën të dyja edhe mua edhe Jorin”, tha modelja. “Jori është si çun haram, edhe në Itali bën më shumë shoqëri me çuna, shikon sportin, dëgjon muzikë ‘rep’. Unë kam parë sa ka hyrë në shtëpi, ka dhënë një energji tjetër, është shumë vetvetja”, tha më tutje Beni. 

Në gusht të 2019-s, modelja ishte protagoniste në një ‘spot’ reklamash me futbollistët e njohur. Ata shihen të veshur si aristokratë, e më pas Neymar e Cristiano nisin dyluftimin me shpata. Për këtë takim, Jori ka folur në emisionin e famshëm italian “Tiki Taka”. Ajo tha se përpara se të fillonte të xhironte atë reklamë, u detyrua të nënshkruante një marrëveshje kofidencialiteti. Jori saktësoi se kishte takuar Neymar dhe Cristiano vetëm për shkak të këtij bashkëpunimi pune, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë romancë.

Ajo u provokua asokohe nëse e dashura e CR7 ishte bërë xheloze për të, por Jori tha: “Georgina? Nuk mendoj se ishte xheloze”. 25-vjeçarja ka deklaruar gjithashtu se në atë kohë ishte ende e fejuar me Simone Camolese, djalin e Giancarlo, ish-trajner i Torinos dhe Livornos dhe se pas përfundimit të xhirimeve ajo u ndesh me Ronaldon në semafor. “Unë isha në makinë me ish-in tim teksa ai ishte me ‘Rolls-Royce’-in e tij. Ai më pa dhe më buzëqeshi”, tha Jori.

revista.one/