Jori flet pas daljes nga shtëpia: Fituesi i Big Brother do të jetë Luizi

Jori flet pas daljes nga shtëpia: Fituesi i Big Brother do të jetë Luizi

April 26, 2023 0

Në spektaklin e kaluar, u hap një televotim për banorin e preferuar, mes Kristit, Deamishel, Jorit, Nitës dhe Qetsorit.

Nga ky televotim, u përjashtuan Luizi dhe Efi, duke qenë se ata të dy u shpallën dy finalistët e parë.

Banorja e cili u shpall më pak e votuar nga publiku, ishte Jori për këtë arsye ajo u largua përfundimisht nga shtëpia e Big Brother.

Pas daljes nga shtëpia, Jori u shpreh se rrugëtimi i saj përfundoi kaq shpejt, pasi nuk u ambientua menjëherë me banorët.

Ajo dha një emër për finalistin e tretë, që sipas saj duhet të jetë Dea. Sa i përket fituesit, Jori tha se do të donte që ta fitonte Luizi këtë Big Brother.

Jori u shpreh se ka qenë vetëvetja aty brenda dhe se pak më vonë kuptoi aleancat e banorëve, që sipas saj ka anët negative dhe positive të saj.

Pas misionit të fshehtë nga Vëllai i Madh, Kristi nuk e mori vesh që parfumet e tij i kishte fshehur Jori. Kjo e funditi i tha Kristit se ishte ajo që ia fshehu parfumet Kristit.

revista.one/