Jozi në romancë me një tjetër, reagon Loredana: Zoti i bekoftë!

Jozi në romancë me një tjetër, reagon Loredana: Zoti i bekoftë!

June 8, 2025 0

Çifti më i përfolur i edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania, Jozefin Marku dhe Loredana Brati, po vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes edhe pas përfundimit të reality show-t.

Marrëdhënia e tyre dinamike brenda shtëpisë – e mbushur me ndarje, ribashkime dhe emocione të forta – ka krijuar një ndjekje të vazhdueshme nga publiku, i cili nuk i ka humbur nga sytë as pas daljes nga programi.

Teksa po fliste për marrëdhënien me prindërit e saj në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, Loredana tha se e pyetën lidhur me foton e Jozit që qarkullon në rrjet.

Loredana tha se ‘ndihet mirë’ dhe se ‘zoti i bekoftë’.

Duan të marrin vesh gjithçka. Për lajmin që doli për Jozin, më thanë si ndidhesh. Thash shumë mirë, zoti i bekoftë. Si ndihem? Nuk më bën asnjë përshtypje”-tha shkurtimisht Lordana.

Dy ish banorët e Big Brother VIP 4 e nisën romancën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por mesa duket nuk është finalizuar.

Së fundmi, një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka ndezur sërish diskutimet për fatin e kësaj lidhjeje. Në pamjet që kanë tërhequr vëmendjen e mijëra ndjekësve, Jozefin Marku shihet duke performuar në një nga club-et e natës në Tiranë, kur papritur një vajzë ngjitet në skenë dhe e përqafon atë ngrohtësisht.

Dy të rinjtë shkëmbejnë disa fjalë dhe buzëqeshje të sinqerta, ndërsa të pranishmit reagojnë me brohorima dhe entuziazëm.

revista.one/