“Ju lutemi ndaloni avionin”! E reja shqiptare lutet të mos e dëbojnë nga Britania duke e çuar në Ruanda: Në Shqipëri më vrasin trafikantët…
June 14, 2022Një azilkërkuese shqiptare, e cila dyshohet se është viktimë e trafikimit, lutet që të mos dëbohet nga Britania e Madhe drejt Afrikës, por as drejt Shqipërisë, pasi ajo shprehet se “më vrasin trafikantët”.
E reja shqiptare ka thënë se është në një “gjendje shumë të keqe mendore”, teksa pret të hipë në një fluturim deportimi për në Ruanda, një vend për të cilin ajo nuk di asgjë.
26-vjeçarja shqiptar është një nga shtatë azilkërkuesit që kanë nisur sfidat ligjore të minutës së fundit për të shmangur fluturimin me forcë në vendin e Afrikës Lindore.
Të tjerët janë tre iranianë, një azilkërkues irakian dhe një vietnamez. Të gjithë mbërritën në Britani me varka të vogla në mes të majit. Viktimat e dyshuara të trafikimit supozohet se do të hetohen plotësisht para se të largohen nga Britania, shkruan The Guardian.
“Në Shqipëri jam shfrytëzuar nga trafikantët për gjashtë muaj. Më trafikuan në Francë. Nuk e dija se në cilin vend po më çonin”, tha 26-vjeçarja.
Ajo tha se kur e hipën në një varkë të vogël në Francën veriore, iu dha të kuptonte se trafikantë të tjerë do ta prisnin kur të mbërrinte në Britani.
“Jam në një gjendje shumë të keqe mendore. Nuk dija asgjë për Ruandën. Nuk kam qenë kurrë në Afrikë dhe nuk mendoj se do të jetë e sigurt për mua. Unë nuk mund të kthehem në Shqipëri, sepse trafikantët atje do të më vrasin. I vetmi vend i sigurt për mua është Britania. Si mund të dërgojnë një shqiptar në Afrikë?”, shtoi e reja në rrëfimin e saj. revista.one/