“U betove në Zot”, Jul Deda pështyn Romeon: Përdorues i fëlliqur…

“U betove në Zot”, Jul Deda pështyn Romeon: Përdorues i fëlliqur…

April 5, 2024 0

Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkak u bë misioni i aktorit me Erjola Doçin.

Dyshja fshehën pirunjtë, lugët dhe thikat, ndërsa Juli iu betua banorëve se nuk ishte ai që e bëri këtë veprim.

Sipas kushtit të kësaj loje, nëse banorët do e gjenin se kur i ka fshehur cigaret, do i rimerrnin sërish e nëse nuk e gjenin, do ngelnin pa to. Nëse banorët nuk e gjenin kush i fshehu cigaret, Erjola dhe Juli do shprehnin nga tre dëshira dhe do i plotësoheshin.

Pasi “Vëllai i Madh” zbuloi se ishin Juli dhe Erjola ishin banorët në mision, Romeo ka shpërthyer keq ndaj aktorit duke i thënë i pafe sepse betohet kur gënjen.

“Ti je njeri që përdor çdo lloj gjëje, që nga familjarët deri te zoti, po ik largohu tani. Të ishe besimtarë ti nuk do ta përdorje këtë gjë”– iu kthye Juli.

“Ti je i vogël, i paaftë dhe i pafytyrë”- i tha Romeo, ndërsa Juli e përshtyn në fytyrë tha: “Djalë i keq. Përdorues i fëlliqtë”.

Debati:

Romeo: Ik ore betohesh në Zot për një lojë.

Juli: Përdore, përdore.

RomeoMë e drejtë ajo tjetra, nuk u betua fare. Të të vijë zor. Të të vijë zor se është natë e shenjtë. Sot është Natë Kadri. Është lugat.

Juli: Është misioni, çfarë ti bëj misionit? Ik falu ik. Që kur ka ikur Lisi nuk je falur një herë. Je hipokrit me besimin ti.

Romeo: Në lojë nuk betohem në Zot unë ore. Mos më trego mua respektin në Zot. Të të vijë zor nga vetja, gjithë ai burrë.

Juli: Zoti më faltë, por duhet ta bëja.

RomeoIk se nuk e shikoj dot me sy.

Erjola: Mjaft se ishte mision.

Juli: Ti je njeri që përdor çdo lloj gjëje, që nga familjarët deri te Zoti, po ik largohu tani. Shko e qaj atje se na çmende

Romeo: Çfarë familjari more?

Juli: S’të jap llogari ty fare. Përdorë çdo lloj gjëje. Të ishe besimtar ti nuk do ta përdorje këtë gjë

Romeo: Sepse e përdore ti

Juli: Do të dalësh në prime se s’ke me çfarë të dalësh

Romeo: Të të vijë zor nga vetja që e mendon

Juli: Je njeri i vogël dhe çdo gjë. As s’je besimtar e asnjë gjë.

Romeo: Ti je i vogël, i paaftë dhe i pafytyrë

Juli e përshtun në fytyrë

Romeo: Ti e përdore i pari

Juli: Mu zhduk nga sytë, pis djalë

Romeo: Nuk ke kompetenca të flasësh, mos e kalo atë vijë

Juli: Djalë i keq. Përdorues i fëlliqtë

Roza: Mos e gjykoni kështu

Juli: Kujt ia fusin këta? Të shkojnë e të lajnë mëkatet e tyre se ska ujëvarë që i lanë dhe më tregojnë mua.

Romeo: Çfarë mëkatesh kam bërë unë?

Juli: Po ik o Romeo.

Edhe pse ky sherr vazhdoi gjatë, të gjithë banorët vendosën të agjërojnë. Ata hëngrën syfyr dhe bënë paqe. Madje edhe Juli i cili i përket një feje tjetër vendosi që të agjërojë për respekt të fesë islame, banorëve në shtëpi e publikut.

revista.one/