Jul Deda takon të bijën në 18-vjetorin e saj dhe djalin, i lanë porosi: Mos i lërë të tjerët…

Jul Deda takon të bijën në 18-vjetorin e saj dhe djalin, i lanë porosi: Mos i lërë të tjerët…

May 8, 2024 0

Një surprizë tejet emocionuese për Jul Dedën gjatë spektaklit të kësaj nate në Big Brother VIP.

Vajza e tij, Reina dje festonte 18-vjetorin dhe qirinjtë e tortës i fiku me babanë e saj, madje kërcyen bashkë nën ritmet e një kënge të kënduar nga ajo.

Shumë jeni zënë kohët e fundit. Shijoji javët e fundit”-ishte porosia e vajzës së Julit.

Ti dhe Mateo jeni krenaria ime, pasuria ime e vetme. Do ta kesh babain ku ta duash ti, me vete ku të duash ti. Unë të dua shumë, më shumë se veten dhe u bëfsh një doktoreshë e madhe që të kujdesesh për babin”-u shpreh Juli.

Pas surprizës së bukur, ku takoi vajzën e tij Reinën, Juli u surprizua kur mes banorëve gjeti djalin e tij, Mateon.

Juli u shpreh tejet i emocionuar për takimin me të birin.

“Zemra e babait a ke nejt pa gjumë. Flini para meje se unë këtë muhabet kam. Me regjimin si je. Të do babi shumë dhe ki kujdes për gocën. E keni mërzit mamin?”-u shpreh Juli.

Mos i le të tjerët shumë me fol”-ishte ‘porosia’ e Mateos para se të përshëndetej me Julin.

revista.one/