Juli, Meritoni dhe Egla, ç’ndodhi me trekëndëshin e sherrit

Juli, Meritoni dhe Egla, ç’ndodhi me trekëndëshin e sherrit

May 12, 2024 0

Debate të ashpra ka pasur mes Eglës dhe Julit e Meritonit. Pas një klipi me debate të shpra mes tyre, banorët kanë debatuar edhe në ‘prime’.

Egla: I kam thënë që mamasë së Meritonit i vjen turp kur sheh të birin se si sillet… Për të shpëtuar nga ky presion kam bërë sikur kjo gjë nuk më shqetësonte. Nuk ia dola dot më.

Meritoni: Më tha i ke fiksim gratë e vjetra.

Egla: Po, merru me moshat e tua

Meriton: Dashuria s’njeh moshë… Më provokon për të më nxjerrë jashtë vetes. Ma drejtoi gishtin për ngacmim seksual.

Egla: Unë nuk kam thënë kurrë më ke ngacmuar seksualisht. I kam thënë që je duke i përdorur të gjitha situatat në konotacione seksuale janë të ndryshme… Nga kjo shtëpi më është përmendur vëllai nga Meritoni, që ku punon. Konotacioni ishte a punon në shtëpi bari…

Debate të ashpra ka pasur edhe mes Eglës dhe Julit. Pas një klipi me debate të shpra mes tyre, banorët kanë debatuar edhe në ‘prime’, teksa opinionistët i janë përgjigjur akuzave të Julit se mbajnë krah pro Eglës.

Juli: Të përndiqem prej tre ditësh, ka një pikë vlimi. Edhe unë jam njeri dhe duhet të reagoj.

Egla: Ky burrë është një mashtrues ordiner.

Juli: Egla viktimizohet saherë në ‘prime’. Unë nuk e kam zakon të viktimizohem… Mendoj që më kërkon debat, ka tendencën për të më përçmuar dhe për të më ulur, mendon se mund të jem një lojtar i fortë. Besoj se këto janë arsyet e Eglës.

Më parë, Vëllai i Madh i kishte dhënë një shpërblim Eglës për të qenë një producente dhe regjisore e shfaqjeve në shtëpi pasi ajo fitoi sfidën. Por disa prej banorëve bojkotuan shfaqjen teksa sot në ‘prime’ kanë vijuar debatet.

Juli: Ne që kemi punuar prej vitesh e dimë si duhet të jetë komunikimi me artistët. Në momentin kur ajo më përçmon…

Egla: Mos mashtro, unë do mbroj veten deri në fund…

Juli: Ky person nuk di të komunikojë, siç tha në fillim faleminderit dhe i dha lule, mund ta kishte nisur që në fillim. Ngatërroi detyrat me detyrat e shefes se kuadrit.

Egla: Turp të kesh!

Juli: Kjo vendosi ta shkatërrojë që në fillim…

Egla: Në kushtet në të cilat ndodhemi nuk janë perfekte për të krijuar. Por puna për mua është punë… Gjëja ka nisur nga Françeska, e cila kishte një debat për rolet me Romeon. Mora vendimin për ta përjashtuar.

Juli: Nuk i përjashton ti njerëzit.

Romeo: Kur do bënim një shfaqje, unë gëzova sepse në këto ditë degradimi ishte gjëja më e bukur. Ky lloj debati ishte tendencioz qoftë nga Egla, qoftë nga Juli. Unë di ta zgjidh shumë mirë më Françeskën. Kjo nuk është punë, kjo është për kënaqësinë tonë.

Juli: E kuptoj pozicionin komod të Romeos sepse është në finale.

Françeska: Edhe Juli është treguar pak egoist. Donte debat me Eglën.

revista.one/