Juli paralajmëron Heidin: Egla e ka personale me ty…

Juli paralajmëron Heidin: Egla e ka personale me ty…

May 2, 2024 0

Prime-n e së martës si lidere të re të shtëpisë Vëllai i Madh i caktoi Eglës të vendoste dy banorë në televotim dhe më i votuari do të ishte finalisti i parë këtij edicioni dhe zgjedhja e saj ishte Heidi -Romeo.

Ama banorëve të tjerë nuk iu komunikua i plotë ky televotim dhe ata kujtojnë se një prej tyre do të eleminohet. Juli i është shprehur çiftit se Egla e ka personale me Heidin, teksa iu kthye se nuk e priste se një grua në moshën e saj të kishte një sjellje të tillë dhe të kërcënonte.

Heidi: Po çfarë i kam bërë unë?

Juli: Po ku di unë se çfarë i ke bërë ti. Ajo thotë e kam personale me të.

Heidi: Ajo erdhi dhe më kërcënoi mua. Pse më ke thënë ti mua do të ha.

Juli: Po pra personale është.

Heidi: Po bë gruaja 50 vjeçe ashtu?!

Juli: Po mirë puna e saj, mua s’më intereson fare.

Romeo: Ti u pajtove me vendimin e saj.

Juli: U pajtova.

Ndërkohë, diçka e papritur ka ndodhur në shtëpi. Pasditen e djeshme është komunikuar për banorët se Egla ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore e për momentin shfaqej e shtrirë në shtratin e saj me vigon duke marrë serum.

Deri në një moment banorët nuk e dinin se ku ndodhej Egla dhe mendonin se ishte nën kujdsin e mjekëve në spital. Teksa kanë komentuar situatën, Graciano u shpreh shumë i revoltuar ndaj Romeos, pasi për të nuk duhet të presë që ajo mund të largohet nga shtëpia, pasi televotimi i tij me Heidin nuk do të anulohej. Romeo e ka mohuar që ai dëshiron që Egla të largohet.

Graciano: Pse bëhesh i keq o burrë, i plasi se u eliminua të jetë mirë me shëndet, unë e di që ti ndoshta do të lirohesh që ajo të iki dhe të prishet gjëja poo…

Meritoni: Jo jo nuk prishen nominimet  o Graciano.

revista.onë/