Juli për marrëdhënien me me Eglën: Ka qenë dashuri-urrejtje

Juli për marrëdhënien me me Eglën: Ka qenë dashuri-urrejtje

June 4, 2024 0

Jul Deda ka qenë i ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” për të folur rreth eksperiencës së tij në “BBV3” dhe jetën tani pas daljes. Ai u shpreh se në BBV1 dhe BBv2 ka urryer modulin e viktimizimit.

“Edhe në BBV1 dhe BBv2 kam urryer modulin e viktimizimit, nuk e kam qejf, motrat dhe Vëllai i Madh në dhomën e rrëfimit dhe ata e dinë që 90% të ndjenjave i kam shprehur atje se nuk doja të më mëshironin nga jashtë e të thonin “e se gjynaf ky” nuk doja të tregoja dobësi…“- tha Juli.

Rikujtojmë që Juli, shkoi në podin final kokë më kokë me aktoren Egla Ceno, ku kjo e fundit u shpall fituese e “BBV3”. Sakaq, në intervistën e zhvilluar ditën e sotme, ai ka folur lidhur me marrëdhënien e tij dhe të Eglës.

Eglën e njihja si emër dhe ajo mua përveç atij skeçit, unë e njihja kur kam qenë në shkollë të lartë dhe një takim te ai skeçi dhe kaq. Marrëdhënia brenda shtëpisë ishte një marrëdhënie mes dy aktorëve, dy kolegëve që ndajnë një tort të përbashkët profesionale, të mbash qëndrim në ‘BBV” është fjalë e huaj për çfarë do mbash. Me Eglën ka qenë një marrëdhënie dashuri-urrejtje, kur ishte mirë me mua ishte mirë me shtëpinë, kur zihej me mua zihej me gjithë shtëpinë, ajo mund të mos e pranojë po kisha ndikim te Egla.”- ka thënë Juli.

revista.one/