Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha..
May 3, 2024Mbrëmjen e djeshme, pas leximit të mesazheve në “Big Love” banorët e BBV3 panë puntatën e parë, ku nuk kanë munguar emocionet dhe lotët.
Ai që u prek më shumë nga të gjithë ishte Jul Deda i cili kur pa klipin, ku përmendte dhe babanë e tij, nuk ndaloi dot lotët. Në momentin kur u shfaq në Led Ëall pamja e tij me të atin Zef Deda, Juli u prek, me duar në sy duke fshirë lotët dhe buza që i dridhej shprehu se sa shumë i mungon dhe sa i mërzitur ndihet për largimin e tij nga kjo botë.
Në një moment gjatë klipit Juli shprehej: Nëse babai im do ishte gjallë sot, ai sigurisht do më kishte mbështetur me të dyja duart. Para se të largohej nga jeta unë e kam diskutuar me të dhe më tha patjetër. “Në qoftë se ndodh që të futesh mos e tradhto Julin”, këtë më tha dhe unë do mundohem ta zbatoj porosinë e tij dhe finale që ne të jemi të qeshur dhe unë do jem i qeshur dhe do përpiqem të bëj sa më shumë për të qeshur sepse kjo do ishte dëshira e tij.
revista.one/