“Ka edhe më keq”/ Meritoni kërcen me Eglën  për ditëlindjen e tij

“Ka edhe më keq”/ Meritoni kërcen me Eglën për ditëlindjen e tij

May 23, 2024 0

Moderatori Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Katër finalistët e tjerë e kanë uruar, ndërsa Vëllai i Madh ka vendosur në sfond këngën e ditëlindjes. Ndërkohë Egla i ka kërkuar atij të vallëzojë dhe Meritoni ka pranuar.

Duke qeshur i thotë: “Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen. Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq”.

Kujtojmë se kur aktorja kishte ditëlindjen, ajo ishte së bashku me Meritonin dhe Ilnisën në Dhomën e Bardhë. Egla e ka cilësuar atë si ditëlindjen më të keqe.

Por nga ana tjetër, urimi më i bukur ka ardhur nga jashtë shtëpisë, nga partnerja e tij, Ilnisa Agolli. Ajo ka postuar në InstaStory urimin e saj për Meritonin.

“Gëzuar ditëlindjen Meritoni im. Je arsyeja e fitores time”, shkruan ajo, së bashku me një zemër të bardhë.

Mbrëmjen e sotme me rastin e ditëlindjes, “Vëllai i Madh” ka organizuar një surprizë për Meritonin. Festës do t’i bashkohen edhe disa nga ish-banorët e këtij edicioni. A do të jetë dhe Ilnisa?

revista.one/