“Ka gënjyer, nuk më ka telefonuar”, Julian Deda tregon ish-banorët e BBV që nuk i flasin më

“Ka gënjyer, nuk më ka telefonuar”, Julian Deda tregon ish-banorët e BBV që nuk i flasin më

June 21, 2024 0

Julian Deda ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka treguar ish-banorët me të cilët nuk ka komunikim pas daljes nga shtëpia.

“Kur Heidi ka qenë në këtë studio ka thënë emrin tënd si një person që do të mund të takohej e të fliste…”– tha gazetari.

Ndonëse brenda “BBV” kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Heidi Baçin, Juli tha se pas mbarimit të reality show nuk ka folur me të.

“Nuk më ka marrë në telefon akoma. Ka gënjyer (qesh). Kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me të aty brenda, në shumicën e rasteve ishim në të njëjtën mendje. Ishte e drejtë në shumë momente. Si vajzë nuk e ndryshoj perceptimin që kam për të, si lojtare është muhabet tjetër pastaj. Për mua Heidi vazhdon të jetë një vajzë inteligjente dhe e di se çfarë do”- u shpreh aktori.

Juli tha se ka një komunikim me të gjithë ish-banorët e “BBV”, përveç Heidit Romeo Veshajt dhe Egla Cenos, me të cilën sipas tij ai është takuar në studio por nuk ka folur në telefon me të.

“Me Heidin dhe Romeon nuk kam patur komunikim. Nuk jam takuar, ata kanë qenë në lëvizje. Me Eglën jemi takuar në studio televizve, por nuk kemi folur në telefon. Pastaj me të tjerët kam pasur kontakt”- tha aktori.

revista.one/