“Ka mbetur e paralizuar pas ishemisë”, Egla Ceno tregon gjendjen shëndetësore të nënës së saj
August 7, 2025Fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, zbuloi pak ditë më parë një moment të vështirë që po kalonte nëna e saj. Përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ajo tregoi se e ëma kishte përjetuar një ishemi të papritur.
Ajo tregoi gjithashtu se falë ndërhyrjes së mjekëve, nëna e saj ishte më mirë.
Ndërkohë një ditë më parë, Egla ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj dhe pyetja e parë që i kanë bërë ka qenë pikërisht në lidhje me gjendjen shëndetësore të nënës së saj.
“Si është mami Egla?”, ishte pyetja drejtuar aktores së njohur, e cila ka zbuluar se ajo është jashtë rrezikut, por ka ngelur e paralizuar.

“Mami është jashtë rrezikut por ka mbetur e paralizuar pas ishemisë. Tani po luftojmë bashkë që të përmirësohet. Po ndjekim çdo hap t ë mjekimit”, ka shkruar Egla në një postim në “Instastory”.
revista.one/