“Kafka në Shqipëri”/ Biblioteka Kombëtare përkujton shkrimtarin
June 18, 2024Në nderim të një prej shkrimtarëve më të shquar të shekullit XX Franc Kafkës, që këtë vit, jo vetëm në Çeki, Austri e Gjermani, por në mbarë botën, i përkujtohet 100-vjetori i ndarjes nga jeta, me moton “100 vjet pa KAFKËN”, Biblioteka Kombëtare organizoi një veprimtari në bashkëpunim me Ambasadën Austriake dhe Ambasadën e Republikës së Çekisë të quajtur “KAFKA NË SHQIPËRI”.
Kafka, ndonëse prej 100 vitesh nuk është mes nesh, vijon të tërheqë vëmendjen dhe interesimin e lexuesve edhe me një specifikë të veçantë, që gjenerata e re magjepset me jetën dhe veprën e tij.
“Shprehja që thuhet për kafkën është që derisa jetoi ai e kishte problemin me botën, sot që nuk është më, bota e ka problemin me të. Dhe me veprën e tij. Para se të vdiste ai I këroi në mënyrë të fshehtë mikut të tij të shkatërronte veprën e tij, falë zotit që kjo nuk ndodhi”, tha Karel Urban, ambasadori i Cekisë në Shqipëri.
Lektoret Marketa Malisova dhe Charlote Aigner, ardhur nga Praga e Viena, e sollën Kafkën të ndriçuar në këtë takim që bëri bashkë janë mbledhur shkrimtarë, përkthyes, botues, pedagogë, studentë, gazetarë etj.
“A ju ka ndodhur edhe ju që të filloni të lexoni një libër që e njeh gjithë bota, dhe të mos e përfundoni spese nuk e kuptoni . A nuk ju ndodh edhe me Franc kafkën, shumë njerëz e njohin atë por pak do ta pranojnë se nuk e kanë lexuar ose nuk mund ta lexojnë dot”, tha Marketa Malisova, lektore.
Tradita e leximit të Kafkës në Shqipëri, u shpalos edhe në ekspozitën e çelur të titulluar “Kafka në koleksionet e BKSH-së”, ku përfshihen botime të Kafkës dhe mbi Kafkën.
revista.one/