“Kam fantazi seksuale për vajzat në Për’puthen”, Bledi shfrenohet me Adën

“Kam fantazi seksuale për vajzat në Për’puthen”, Bledi shfrenohet me Adën

March 15, 2022 0

Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar takimi mes Adës dhe Bledit.

Ky takim mes tyre ka pasur shumë afrimitet, duke shkaktuar shumë diskutime edhe në studio. Të ulur përballë një pishine ata konsumuan verë duke bërë batuta porovokuese.

“Do të doja të rrija këtu gjithë natën”, u shpreh Ada gjatë bisedës. Nga ana tjetër Bledi pas i dhuroi një puthje në kokë i iu drejtua kameramanëve: “Fikini kamerat”.

Takimi i diskutua shumë edhe në studio ku Bledi u pyet për një koment që ka bërë ku është shprehur se ka “fantazi seksuale për vajzat në studio”.

Bora Zemani: The se ke imagjinuar këtu për vajza të programit që ka kaluar limitet imagjinata…

Bledi: Edhe mund të kem imagjinuar.

Bora Zemani: E the ‘mund’ për tu ruajtur këtu në studio? Për kë e the?

Bledi: Po se mbaj mend.

Arjon Muça: Ti mund të thuash edhe për të gjitha.

Bledi: S’kam turp as asgjë, të gjitha i kanë ata që ti kesh në imagjinatë, janë të kompletuara. Por që ta specifikoj njërën nuk e them.

Bora Zemani: Mos është ndonjë vajzë që nuk flet për momentin?

Bledi: Nuk po flas asgjë.

Ndërkohë, në puntatën e sotme të “Për’puthen”, Bledi vendosi të tërhiqej nga njohja me Efin, duke thënë se nuk ishte më e fokusuar tek ajo.

“Gjërat kanë mbaruar midis nesh , i uroj Efit të gjitha të mirat”, tha Bledi.

Kjo gjë acaroi edhe më shumë Efin e cila shprehej se ishte rënduar nga kjo situatë e krijuar.

Efi: Më rëndove, më rëndove shumë pas atij veprimi që bëre.

Bledi: Ti më the mua frikacak. Unë nuk jam frikacak.

Efi: Frikacak je. Vazhdoj ta them unë. Kush ishte respekti? Çfarë pe ti që u dogje dhe u largove.

Bledi: Më erdhën disa gjëra që unë nuk i prita. Malli për Samiun, hyrjet e reja që kërkove, mua m’u mbush kupa, më nuk mbaj.

Efi: E kupton se sa justifikime koti.

Ai shprehej se pavarësisht se nuk do të vazhdonte me Efin ka respekt për të, ndërsa Efi iu kundërvu duke agravuar situatën në studio.

Përveç debatit me Bledin, Efi pati edhe një përplasje me Adën, vajzën me të cilën Bledi pati takim ditën e sotme.

Ada mendon se Efi ndjen rivalitet ndaj saj, por kjo e fundit e hedh poshtë këtë gjë.

Efi: Ku ke parë ti ndonjë reagim nga ana ime dhe unë të ndjej rivalitet nga ty. Ku e ke parë ti?

Ada: Që në takimin 4 minutësh.

Efi: Ti vetë shpike sikur kisha memika.

Ada: Shpika?! Të ka kapur edhe kamera hapi sytë. Ti as nuk e di se ku je, kështu që nuk dua të flas fare me ty.

Efi: Po normale se nuk di çfarë të thuash.

revista.one/