“Kam frikë për jashtë”, Beatrix ka dyshime për Donaldin

“Kam frikë për jashtë”, Beatrix ka dyshime për Donaldin

December 26, 2021 0

Trixa ka dyshime për dashurinë e saj pasi të dalë nga BBV. Ajo i ka treguar Donaldit se ka shumë frikë për jashtë, ndërsa ai e ka quajtur këtë një gjë normale.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Kam shumë frikë për jashtë.

Donaldi: Për ça ke frikë?

Beatrix: Për jashtë.

Donaldi: Në lidhje me mua? (Beatrix pohon me kokë).

Donaldi: Por normale, nuk është se jam…është një gjë që, jo që është e re, po ti nis nga këtu, është e çuditshme po. Hë mo se do jetë qejf, po tallesh ti.

Ndërkohë, më tej Beatrix ka kërkuar më shumë vëmendje nga Donaldi, ashtu siç ishte edhe në fillim. Ajo po bisedonte me Srën dhe tha që Donaldi “e hodhi përtokë për të”, por e gjitha ishte me humor dhe Donaldi shpjegoi çfarë i kishte thënë.

Kujtojmë që ata të dy i kanë shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin, ndërsa Donaldi deklaroi përfundimisht se çdo gjë ka përfunduar me Bora Zemanin, me të cilën shkëmbeu puthje kur ajo hyri në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

revista.one/