“Kam humbur çdo kontakt me djalin”/ Meriton Mjekiqi i drejtohet ish-gruas: Kur ta takoj do t’i them të vërtetën time
October 28, 2025Meriton Mjekiqi, ish-finalist i Big Brother Vip 3 Albania, ishte i ftuar sot në “Goca dhe Gra” në Top Channel ku tha se ka humbur çdo kontakt me djalin e tij.
Moderatori tregoi sesa shumë i mungon djali, ndërsa iu drejtua me një mesazh edhe ish-partneres së tij.
“Problemet e mia vazhdojnë me nënë e djalit. Ka humbur çdo kontakt, nuk kam kontakt për me e dit si e kam djalin. Djali ka bo 7 vjet, më mungon, deri më fund kam me kërku djalin. Besoj se gjyqet do vazhdojnë, do i përgjigjem deri në fund.
Faji që jemi nda, do të thotë që s’kemi shkuar mirë për njëri tjetrin. Por të drejtën e djalin nuk mundesh me ma mohu. Nëse sheh intervistën, mjaftueshëm e ka tepruar këtë situatë. Ajo po e shfrytëzon një situatë qe kemi.
Djali im është autik dhe forma e tij për të komunikuar është shumë më e vështirë. Duke shfrytëzuar ajo këtë situatë, luan me veten duke më lënduar mua se ndoshta aty e gjen forcën. Ka një limit. Nuk e kam takuar fare, nuk ma ka dhënë mundësinë.
Kur ta takoj do ia them të vërtetën time, ai rritet në një të vërtetë por besoj se do e kuptoj edhe të vërtetën time. Jam falënderues për çdo gjë, është një nënë e shkëlqyeshme, por në raport Loart-meriton, ka abuzuar deri në maksimum”-u shpreh Meritoni.
Ai hodhi poshtë lajmet e bëra publike nga portalet, duke thënë se e vërteta me ato çka shkruhet dhe lexohen janë shumë larg.

Dallimi i të vërtetës dhe asaj që lexohet është shumë i madh, as jam arrestuar dhe as kam qenë në burg dhe as në arrati. Është një keqkuptim. Portalet abuzojnë sidomos me personazhet e showbizit. Vitin e kaluar ka qenë diçka shqetësuese për një aksident. Këto zhurmat neve na bëjnë edhe mirë, përveç se shqetësojnë familjen.
Marketing të bënë mirë por jo të teprohet për të shkruar për arrestime. Gjatë kohës që dolën lajmet unë e pash një portal që fliste për mua për një rast të 2019 dhe gënjente. Është diçka që ka kaluar, nuk jam arrestuar, ishte një keqkuptim jo konflikt, jo arrestime.
Privatësia është shumë e shenjtë, prindërit dhe familja, nuk dua ti shqetësojë. Kur preken prindërit, unë aty e përcaktojë limitin e privatësisë”, tha ai.
Meritoni tregoi se mund të ishte sërish pjesë e shtëpisë së madhe të Big Brother nëse do bëhej fjalë për një rikthim të ish-banorëve.
Pyetja: A do të riktheheshe në Big Brother?
Meritoni: Po do të rikthesha nëse do të kisha një arsye shumë të fort. Do e bëja por jo siç e kam bërë.
Meritoni refuzoi të komentonte marrëdhënien e dikurshme me Ilnisa Agollin.
Nuk vonoi as reagimi i gazetares, e cila në një instastory shkroi “ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit”.
Për këtë, ajo u telefonua nga moderatoret e “Goca dhe Gra”, ku sqaroi postimin e saj.
“Përpara se të vija te Sara, pas një dite të ngarkuar, nuk mund ta mbyllja të martën pa ju parë juve. Ju rrotulloheni drejt dashurisë, tani ju pashë. Po kënaqesha. Fjala nuk i rri të gjithëve në gojë dhe nuk zë vend të gjithë.
Më vjen mirë, për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që nga portalet fryhet dhe kamuflohet. Është një raport që ka përfunduar para një viti. Ky statusi ishte fare i qartë që historia ka përfunduar, nuk ka nevojë për koment”-tha Ilnisa.
E pyetur nëse është penduar për lidhjen, Ilnisa tha: “nuk shqyhem si njeri që pendohem”.

revista.one/

 
			
