“Kam prova, ishte me Arjolën nuk më folën…”/ Tan Brama rrëfen gjithçka për marrëdhënien e prishur me Ilir Shqiririn
June 14, 2022Koreografi Dritan Brama ka rrëfyer gjerë e gjatë lidhur me marrëdhënien e krisur me Ilir Shaqirin, pas daljes së tyre nga Big Brother Vip.
I ftuar këtë pasdite në “Ftesë në pesë”, Brama tha se Ilir Shaqiri e merrte në telefon vetëm për interes dhe kurrë nuk kishte kohë për të dalë me të.
Brama e cilësoi ish-mikun e tij si një xhaketë e vjetër, duke treguar edhe raste kur Balerini e ka shmangur dhe nuk i ka folur.
“Më mori në telefon për një reklamë, më tha më duhen kaq njerëz. E tha si urdhër, ej ckemi ca bën ti, nesër më sill kalamajt e tu njerëzit e tu. Ja çova. Herën e dytë më tha për Sabianin, pa më pyetur ca bërë si je. Kam prova. Thotë më duhen tre çifte për Sabianin. Të hash dreka darka me të tjerët. Ti kërkoje share dhe të dalësh dreka darka me të tjerët. Nuk kërkoj sallatë, por respekt. I thash o Ilir si mor burrë të thuash njëherë çkemi si I ke nga shtëpia ca ke bo. Ke të drejt tha. Dilte hante dreka me Meridianin, Tanin vetëm për interes. I kam me voice. Kam shumë njerëz dhe s’më intereson vëmendja e tij, për mua ngelet xhaketë e vjetër. Respektoj veten, tjetri vjen dy muaj rresht. Ilir I dashur, pse s’më fole kur ishe me Arjolën dhe më ktheu shpinën në një hapje restoranti. Jo të më kthesh shpinën ti mua, Tani prap vazhdoi karrierën. Ja se nxjerr mesazhet. Ka mbaruar çdo gjë, ça kafeje mas dy tre muajsh. Me të tjerë nuk është i zënë, e di vet ai. Sa mesazhe më vijnë Ilir Fans, më duket disa adresa i ka ai. Më lini rehat se nuk kam nevojë për vëmendje. Nuk kam pse të jem ziliqar. Unë kam heshtur ama, meqë më pyetën e thash pse të gënjej, pse të them që kam kaluar perfekt me të, them të vërtetën. Nëse ka qejf të vijë, të sqarohet tregojmë mesazhet. Ka shumë artista të tjerë që më mbështesin, nuk e pres nga persona të tjerë”, tha Tan Brama.
“Kam shumë njerëz dhe s’më intereson vëmendja e tij, për mua ngelet xhaketë e vjetër, vazhdoi Tan Brama. Respektoj veten, tjetri vjen dy muaj rresht. Ilir, i dashur, pse s’më fole kur ishe me Arjolën dhe më ktheu shpinën në një hapje restoranti. Jo të më kthesh shpinën ti mua, Tani prap vazhdoi karrierën. Ja se nxjerr mesazhet. Ka mbaruar çdo gjë, ça kafeje mas dy tre muajsh. Me të tjerë nuk është i zënë, e di vet ai. Sa mesazhe më vijnë Ilir Fans, më duket disa adresa i ka ai. Më lini rehat se nuk kam nevojë për vëmendje. Nuk kam pse të jem ziliqar. Unë kam heshtur ama, meqë më pyetën e thash pse të gënjej, pse të them që kam kaluar perfekt me të, them të vërtetën. Nëse ka qejf të vijë, të sqarohet, tregojmë mesazhet”.
E gjitha nisi ditën e djeshme kur koreografi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, foli për herë të parë për raportet e tij me ish-banorët, duke thënë se Iliri i shkruante vetëm për interes e madje nuk e pyeste as për familjen. “Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thash që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon”,-tha Brama.
Pas publikimit të lajmit Ilir Shaqiri kontaktoi “Panorama Plus” përmes rrjeteve sociale duke lënë të kuptohet e kundërta. Ai na ka dërguar një bisedë e bërë me Tanin pas dasmës së tij, ku Tani nuk ishte i pranishëm. “Unë ju thash se isha me xhirimet e një klipi, më beso. Sinqerisht, edhe te Big Mama, kam patur po ashtu 3 ditë xhirime më beso. Unë ju dërgova edhe video!”– i shkruan Tani në mesazhet në fjalë, përmes të cilave Iliri pretendon se kanë patur komunikim dhe nuk e ka përdorur për interes.
Dy koreografët patën një marrëdhënie të mirë brenda shtëpisë së BBV, ku diskutonin dhe kërcenin shumë së bashku, por duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë jashtë kamerave. revista.one/