“Kam sjellë surprizë një çun problematik!” Noizy performon këngën zyrtare të PS-së
April 12, 2025Në çeljen e fushatës së PS, u lançua edhe kënga zyrtare e socialistëve. Kryeministri Edi Rama prezantoi Noizyn, duke thënë se ka sjellë surprizë një çun problematik.
Rama: Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një surprizë, unë kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë këtu para jush dhe nga ky shesh të flasë ashtu siç ai ditë të flasë përmes fjalësh dhe tingujsh dhe e ftoj që të vijë këtu. Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re, duke qenë se Noizy është i joni, i imi dhe i juaji, i thash hajde se unë do të ngelem vetëm me zërin tim dhe ja ku është këtu.
revista.one/