(VIDEO) Kamera filmon zjarrvënësin e Sarajeve, u fut nga dritarja e pasme. Dyshohen pronarët, janë kundër shpronësimit
August 17, 2021Zjarrvënie e qëllimshme tek Sarajet në Tiranë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar zjarrvënësin.
Sipas kryebashkiakut Veliaj, kanë qenë policët bashkiakë që kanë njoftuar sallën operative. Ai thotë se ka biseduar me kryeministrin Edi Rama, i cili ka autorizuar shpronësimin e përshpejtuar dhe se nga sot ka nisur regjimi 24 orë roje.
POSTIMI I VELIAJT
“1. Mbreme ne oren 23h49 @policia_bashkia prane AMK – po, ata qe sulmonte Presidenti – kane njoftuar sallen operative per zjarrvenie prane Monumentit te Kultures njohur gjeresisht si Sarajet. Ne pak minuta zjarrfikesit e @CityOfTirana kane shuar zjarrin e qellimte ne 2 vatra 🚒
2. Ne dallim nga shume objekte per te cilat behet zhurme pa lidhje si Lodrat tek Liqeni apo ngrehina e tallashit te TK, objekti Sarajet ESHTE monument kulture. Dje, nen stilin e Shkolles Kosova, u tentua djegia e objektit nga dritarja e pasme qe pronaret te ndalojne shpronesimin.
3. Kamerat e sigurise kane kapur zjarrvenesin teksa largohet perballe Torre Drin, @PoliciaeShtetit po punon per ta çuar ne pranga. Por zjarrvenesit e vertete jane porositesit – edhe per keta nuk do kete meshire. Politikane qe diten merakosen per lodrat, e naten zjarrin qytetit!
4. Ne mesnate bisedova me KM @ediramaal i cili ka autorizuar shpronesimin e pershpejtuar per Sarajet si nje nga aktet e para te qeverise se re. Ta harrojne qe aty do kete ndertim, e ta harrojne qe aty do kete zjarr gjer sa te behet shpronesimi. Nga sot ka nisur regjimi 24h roje!
Çfarë do të ndodhë me Sarajet?
Plani është për shpronesimin e 18 pronareve. Objekti do të shpallet muze si ish-Legata e Pare e ShBA ne Tirane dhe monument kulture. Në fakt shtëpia është monument aktualisht, ka qenë edhe muze. Por zjarri riktheu vëmendjen tek vlera e saj.
revista.one/